Home / Sport / Ranieri i beson një Interi Mourinho ‘style’

Ranieri i beson një Interi Mourinho ‘style’

Ranieri, la mënjanë projektin taktik të paraardhësit të tij, Gasperini, për të propozuar modulin që Mourinho praktikonte dikur, atë të rombit në mesfushë dhe me një mbrojtje me 4. Para kësaj skeme, Mourinho do të eksperimentonte me skemën 4-3-3, por duke parë që kjo s′po sillte rendiment, do të kthehej në identitet.

Kur Jose Mourinho mbërriti tek Chelsea në vitin 2004, nuk duhej shumë për të kuptuar se me të, gjërat ishin të destinuara të shkonin ndryshe, krahasuar me drejtimin e Ranierit.

Pas disa vitesh, kur tekniku portugez zbarkoi tek Interi, ai gjeti një rival të vërtetë dhe ky ishte tekniku roman, me të cilin nuk do t′i duhej të ndeshej vetëm në fushë. Polemikat mes tyre u shtuan.

Nga një anë qëndronte tekniku portugez kundër të gjithëve dhe gjithçkaje dhe nga ana tjetër tekniku roman që nuk kishte frikë t′i kundërpërgjigjej. Sot për sot, Mourinho dhe Ranieri i kanë ulur shpatat dhe ndihen më shumë se kurrë pranë njëri-tjetrit.

Tekniku portugez i ka uruar mirëseardhjen Ranierit tek Interi, ndërkohë që ky i fundit e ka krahasuar Mourinjon me Herrerën. Ngjashmëritë mes tyre i përkasin edhe modulit të lojës.

Ranieri, la mënjanë projektin taktik të paraardhësit të tij, Gasperini, për të propozuar modulin që Mourinho praktikonte dikur, atë të rombit në mesfushë dhe me një mbrojtje me 4. Para kësaj skeme, Mourinho do të eksperimentonte me skemën 4-3-3, por duke parë që kjo s′po sillte rendiment, do të kthehej në identitet.

Tashmë lojtarët janë kthyer në pozicionet e tyre të zakonshme, dhe përveç ndeshjes me Napolin, rezultatet kanë treguar se kjo është zgjidhja më e drejtë.

Ndeshja me napolitanët, pavarësisht zhgënjimit në fushë, solli një tjetër ngjashmëri mes dy teknikëve: grintën e tepërt të teknikut roman, e cila u shoqërua me ndëshkim nga ana e arbitrit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *