Home / Lajme / Maqedoni / Renova ndan 150 bursa për studentë dhe nxënës

Renova ndan 150 bursa për studentë dhe nxënës

29 tetor-Për këtë kompani përkrahja me bursa e nxënësve dhe studentëve të talentuar është një tendencë për rritjen e kuadrove cilësore. Kriteret kryesore për të përfituar bursën janë: suksesi i shkëlqyeshëm dhe rezultatet në mësim, gjendja sociale e kandidatëve, etj.

Kompania “Renova” nga Tetova ndan 150 bursa për studime dhe shkollim, me ç`rast 90 prej tyre do të jenë për studentë të talentuar dhe 60 për nxënës të shkollave të mesme.

Kjo kompani për herë të gjashtë po siguron bursa për shkollim në kuadër të fondacionit që funksionon me të njëjtin emër.

Sipas drejtuesve të fondacionit, ndihma mujore për studentët është 60 euro, ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme rreth 35 euro.

Për këtë kompani përkrahja me bursa e nxënësve dhe studentëve të talentuar është një tendencë për rritjen e kuadrove cilësore. Kriteret kryesore për të përfituar bursën janë: suksesi i shkëlqyeshëm dhe rezultatet në mësim, gjendja sociale e kandidatëve, etj.

“Renova” është kompania e njohur si prodhuese lider e materialeve ndërtimore në Maqedoni, me plasman të gjërë në rajon dhe Evropë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *