Home / Lajme / Maqedoni / Reshat Arbana nderohet me “Nderin e Kombit”

Reshat Arbana nderohet me “Nderin e Kombit”

8 shtator- Nga ana e tij, Arbana është shprehur i gëzuar dhe tepër i respektuar me nderin e bërë me rastin e dorëzimit të këtij çmimi. Ndryshe, Reshat Arbana ka interpretuar në dhjetëra filma, duke e bërë atë një aktor të dashur për publikun mbarë shqiptar

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka nderuar me Urdhrin “Nderi i Kombit”, aktorin e shquar të skenës dhe kinematografisë shqiptare, Reshat Arbana, me motivacionin si aktor i shquar i teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror u bë një artist popullor, rolet e të cilit pasuruan me vlera të reja kulturën kombëtare. Ndarja e këtij çmimi është bërë të premten mbrëma në një ceremoni të veçantë të organizuar në Tiranë, në të cilën morën pjesë intelektualë dhe artdashës, familjarë dhe miq. “Duke parë një vepër që ka mbetur në memorien e kombit dhe duke pasur parasysh faktin që juve ju duan njerëzit në Shqipëri, shqiptarët në Kosovë e Maqedoni, në Mal të Zi e në diasporë, kudo. Juve ju duan, sepse kanë arsye t’ju duan, sepse ju jeni një aktor i madh dhe sepse keni mbetur shumë i thjeshtë dhe jeni një njeri fisnik. Ju jeni pjesë e tyre dhe kam një detyrim institucional, por edhe nëse do të kisha qenë pjesë e thjeshtë e shoqërisë, do të isha bërë pjesë e propozimit për t’ju dhënë këtë titull”, ka thënë presidenti Topi, me rastin e dorëzimit të çmimit për aktorin e shquar shqiptar. Nga ana e tij, Arbana është shprehur i gëzuar dhe tepër i respektuar me nderin e bërë me rastin e dorëzimit të këtij çmimi. Ndryshe, Reshat Arbana ka interpretuar në dhjetëra filma, duke e bërë atë një aktor të dashur për publikun mbarë shqiptar.Kosovapress

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *