Home / Lajme / Rajon / Rexhepi: Barrikadat në Jarinjë më së shumti i dëmtojnë serbët nga veriu i Kosovës

Rexhepi: Barrikadat në Jarinjë më së shumti i dëmtojnë serbët nga veriu i Kosovës

3 tetor-Me këtë rast ai shtoi se policia e Kosovës së bashku me KFOR-in dhe EULEKS-in, ka për obligim ta garantojë sigurinë e të gjithë banorëve dhe të mundësojë lëvizje të lirë të popullatës.

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili po merr pjesë në Forumin e ministrave të drejtësisë dhe të punëve të brendshme BE-Ballkani Perëndimor, që po mbahet në Ohër, lidhur me bllokimin e vendkalimit kufitar Jarinjë në kufi me Serbinë, tha se barrikadat e tilla më së shumti janë në dëm të popullatës serbe, e cila jeton në atë pjesë të Kosovës.

“Unë do të jem pak cinik gjatë komentimit të asaj çështjeje. Me barikadat e tilla bllokohet jeta normale e qytetarëve të zakonshëm të cilët jetojnë në pjesën veriore të Kosovës. Me këtë rast, do të përsëris se me ato barrikada bllokohet vetëm mendja e atyre që janë përgjegjës për vendosjen e tyre, e ato janë grupet lokale kriminale dhe disa politikanë radikalë. Është paradoksale që rajoni ndërmjet Serbisë dhe Kosovës afër Jarinjës të bllokohet tërësisht, ndërsa kjo është pengesë për lëvizje të lirë të qytetarëve, para së gjithash të populaltës serbe. Neve si institucion, gjendja e tillë na pengon më pak, është paradoksale ajo që me aktivitete të tilla më së shumti dëmtohen vetë ata të cilët janë përgjegjës për barrikadat, e në dëm të popullatës lokale”, tha Rexhepi.

Me këtë rast ai shtoi se policia e Kosovës së bashku me KFOR-in dhe EULEKS-in, ka për obligim ta garantojë sigurinë e të gjithë banorëve dhe të mundësojë lëvizje të lirë të popullatës.

Përndryshe, në konferencën ndërkombëtare në Ohër, që filloi pasdite, në tryezë të njëjtë janë ulur ministrat e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe të Serbisë, Bajram Rexhepi dhe Ivica Daçiq.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *