Home / Lajme / Maqedoni / Rreth 35.000 qytetarë të Maqedonisë shfrytëzues të pensioneve të huaja

Rreth 35.000 qytetarë të Maqedonisë shfrytëzues të pensioneve të huaja

18 tetor-Pjesëmarrësit në tryezën e rrumbullakët “Marrëveshje ndërkombëtare për sigurim social” theksuan se me implementimin e këtyre marrëveshjeve qytetarët e Maqedonisë për realizimin e së drejtës së pensionit në një shtet tjetër mund të shfrytëzojnë pension të huaj në Maqedoni dhe më pas të kenë sigurim shëndetësor për veten dhe familjen.

Nga fillimi i zbatimit të marrëveshjeve bilaterale për sigurim social midis Maqedonisë dhe vendeve të tjera, rreth 35 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë realizuar të drejtën e pensionit nga shtetet e tjera. Prej tyre 13 mijë shfrytëzojnë të drejtë pensioni nga Gjermania.

Pjesëmarrësit në tryezën e rrumbullakët “Marrëveshje ndërkombëtare për sigurim social” theksuan se me implementimin e këtyre marrëveshjeve qytetarët e Maqedonisë për realizimin e së drejtës së pensionit në një shtet tjetër mund të shfrytëzojnë pension të huaj në Maqedoni dhe më pas të kenë sigurim shëndetësor për veten dhe familjen.

“Përmes marrëveshjeve mundësohet trajtim i barabartë i personave për të cilët zbatohet marrëveshja, sigurimi pensional dhe invalidor, sigurimi në rast papunësie, shtesa fëmijërore dhe sigurimi në rast të lëndimit në punë dhe sëmundje profesionale”, tha Irena Ristovska përfaqësuese e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Drejtori i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë, Isni Jakupi theksoi se roli i këtij institucioni është të bëjë zbatimin e dispozitave të marrëveshjeve, gjegjësisht të ndërmjetësojë gjatë realizimit të të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor për të siguruarit të cilët kanë realizuar stazh pensional në një shtet tjetër.

Ai theksoi se Fondi bën gjithçka që kërkesat të zgjidhen sa më shpejtë, por se për shkak një numri të madh të kërkesave, veçanërisht realizimi i pensionit nga Australia shkakton vonesë të caktuar në zgjidhje.

Sipas tij, në pajtim me marrëveshjet e vendeve në të cilat qytetarët e Maqedonisë kanë realizuar të drejtë pensioni detyrohen t’ia paguajnë pensionin në vendin ku jeton, ndërsa fondi i Maqedonisë t’u paguajë pensione shtetasve të huaj në vendet në të cilat jetojnë.

Në pajtim me këto marrëveshje qytetarët e Maqedonisë mund të marrin pension të huaj edhe pse në vend kanë punuar më pak se vitet e nevojshme për realizimin e të drejtës së pensionit, me atë që stazhi i punës do të plotësohet me stazh nga Maqedonia.

“Maqedonia ka nënshkruar marrëveshje me Austrinë, Zvicrën, Gjermaninë, Çekinë, Poloninë, Luksemburgun, Holandën, Belgjikën, Rumaninë, Slloveninë, Kroacinë, BeH, Serbinë, Bullgarinë, Turqinë, Malin e Zi, Australinë dhe Kanadanë, ndërsa në procedurë të ratifikimit është marrëveshja me Danimarkën”.

Në periudhën e ardhshme do të inicohen marrëveshje për kontraktimin e marrëveshjeve me Norvegjinë, Spanjën, Sllovakinë, Uzbekistanin, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe përfundimin e negociatave të filluara me Shqipërinë

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *