Home / Lajme / Maqedoni / Rruga Tetovë-Kodra e Diellit në gjendje të mjerueshme

Rruga Tetovë-Kodra e Diellit në gjendje të mjerueshme

26 tetor- ” Gjatë uikendit është intervenuar në tre pjesë të kësaj rruge edhe atë në afërsi të fshatit Gajre dhe Lisec.
Ditëve në vijim do të intervenojmë me asfalt edhe në pjesët tjera, që rruga të jetë pjesërisht e sanuar nga gropat para sezonit dimëror”, tha drejtori i posa emëruar i ndërmarrjes Rrugët e Maqedonisë, Hajrullah Hasani.

Në dhjetëra vende rruga nga Tetova që çon në qendrën turistike Kodra e Diellit është e dëmtuar dhe paraqet vështirësi për drejtuesit e makinave. Edhe banorët që kalojnë në këtë rrugë, por edhe turistët një kohë të gjatë përballen me gropa të mëdha, të cilët edhe dëmtojnë veturat, por edhe ngadalësojnë komunikacionin. Gati se dhjetë vite në këtë rrugë nuk është bërë asnjë investim, edhe pse në këtë rrugë lëvizin banorë të dhjetëra fshatrave të Malësisë së Sharrit, si ato të fshatrave Shipkovicë, Brodec, Veshallë, Bozovcë, por edhe ato të pjesëve më të afërta Lisec dhe Gajre.

Kjo rrugë kohëve të fundit ngjan si një rrugë fshati dhe me shumë dëmtime, që paraqet një vështirësi edhe për ata që qarkullojnë non stop në këtë rrugë, por edhe për turistët të cilët gjatë sezonit të dimrit kalojnë pushimet në pikën turistike Kodra Diellit. Në këtë rrugë nuk është investuar qe 10 vite, ndërsa dëmtimi i saj është bërë më shumë gjatë luftës së vitit 2001, nga granatat. Sanimet në disa pjesë në këtë rrugë nuk janë bërë deri para dy ditëve kur Ndërmarrja publike shtetërore “Rrugët e Maqedonisë”, ka intervenuar në dy tre vende përgjatë kësaj rruge. ” Gjatë uikendit është intervenuar në tre pjesë të kësaj rruge edhe atë në afërsi të fshatit Gajre dhe Lisec.

Ditëve në vijim do të intervenojmë me asfalt edhe në pjesët tjera, që rruga të jetë pjesërisht e sanuar nga gropat para sezonit dimëror”, tha drejtori i posa emëruar i ndërmarrjes Rrugët e Maqedonisë, Hajrullah Hasani. Ndryshe, rruga Tetovë-Kodra e Diellit, është e gjatë rreth 20 kilometra. Në këtë pjesë të rrugës gjithashtu shpesh ndodh edhe erozioni i dheut që dëmton këtë rrugë e cila është e vetmja që lidh Tetovën me fshatrat e Malësisë së Sharrit dhe Kodrën e Diellit. Autoritetet e Kodrës së Diellit një kohë të gjatë kërkojnë që kjo rrugë të rregullohet dhe të sanohet nga gropat që mos ketë vështirësi gjatë qarkullimit për në këtë pikë turistike, e cila vetëm gjatë dimrit është e frekuntuar nga mijëra vetura dhe turistë vendorë, por edhe të huaj.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *