Home / Sport / Shabani kërkon fitore në debutim

Shabani kërkon fitore në debutim

Pas disa seancave të para stërvitore, Shabani beson në debutim të suksesshëm në pankinën ‘kuqezi’.

Shkëndija nga e diela ka trajner të ri, pasi Nexhat Shabani erdhi në pankinën e kampionëve si zëvendësim i Qatip Osmanit të dorëhequr. Dhe fati i tij ishte që përballjen e parë në pankinën e skuadrës së tij të re ta ketë në derbin e madh lokal kundër Teteksit. Pas disa seancave të para stërvitore, Shabani beson në debutim të suksesshëm në pankinën ‘kuqezi’. ‘Gjithsesi se dua debutim me fitore dhe kjo është ajo që kërkoj nga futbollistët e mi. Këto ditë që jemi bashkë kam tentuar të ngrej vetëbesimin në skuadër. Teteksi në përjashtim të ndeshjes së fundit me Napredokun, këtë sezon luan futboll shumë cilësor dhe kjo na bën të jemi të kujdesshëm. Megjithatë mendoj se Shkëndija është skuadër me cilësore, me ekip dhe individë më të mirë dhe nëse të gjithë japin maksimumin dhe plotësojnë detyrat që do t’u jepen para ndeshjes, s’kam dyshim se ‘Ballistët’ do t’i gëzojmë me tre pikë të reja. Kërkoj mbështetje nga publiku, pasi futbollistët kanë nevojë për një gjë të tillë. Mendoj se së bashku jemi më të fortë dhe besoj se në fund do t’i gëzohemi fitores’, u shpreh shefi i stafit teknik të Shkëndijës Nexhat Shabani.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *