Home / Sport / Shaqiri shënon gol në fitoren ndaj Grashopres

Shaqiri shënon gol në fitoren ndaj Grashopres

Shaqiri ka shënuar gol në fitoren e thellë të skuadrës së tij prej 4:1, ndaj Grashpores të shtunën mbrëma në kuadër të Superligës së Zvicrës.

Ylli kosovar që luan te Bazeli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka vazhduar me performancën e shkëlqyer me skuadrën zvicerane.

Shaqiri ka shënuar gol në fitoren e thellë të skuadrës së tij prej 4:1, ndaj Grashpores të shtunën mbrëma në kuadër të Superligës së Zvicrës.

Kosovari me pasaportë zvicerane ka hapur serinë e golave në këtë takim qysh në minutën e gjashtë, ndërkohë dy gola ka shënuar Frei (26’, 77’), dhe një gola e ka realizuar Andrist (19’), kurse golin e nderit për mysafirët e shënoi Toko (67’).

Shaqiri, i cili kërkohet nga disa skuadra të mëdha evropiane, edhe në këtë sfide ka treguar formë mjaft të mirë duke dhënë kontribut të çmueshëm në fitoren e skuadrës së tij. Ai është zëvendësuar në minutën 69 nga J. Zoua.

Në radhët e Bazelit në këtë takim titullar ka qenë edhe kosovari tjetër, Granit Xhaka, i cili është zëvendësuar në minutën 61 me Shiperfiled. Bazeli pas kësaj fitore merr kreun e tabelës me 28 pikë, një më shumë se Lucerni.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *