Home / Lajme / Botë / SHBA-ja dhe NATO-ja nuk kanë konfirmim për vdekjen e Gadafit

SHBA-ja dhe NATO-ja nuk kanë konfirmim për vdekjen e Gadafit

20 tetor-“Këto janë vetëm thashetheme. kjo nuk është hera e parë që autoritete e reja libiane të plasojnë dezinformata të tilla”, pohon televizioni duke shtuar se qëllimi i pohimeve të tilla është që ta dëmtojë frymën e forcave lojale të Gadafit.

Stejt departamenti amerikan kumtoi se tani për tani nuk mund t’i konfirmojë informacionet për robërimin ose vdekjen e ish-liderit libian Moamer Gadafit.

Zëdhënësi i Stejt departamentit, Viktoria Nuland deklaroi se Administrata amerikane dhe Pentagoni po i kontrollojnë informacionet se Gadafiiu ka nënshtruar plagëve, të marra gjatë kohës së arrestimit të tij të sotëm në afërsi të Sirtës.

NATO-ja gjithashtu kumtoi se nuk mund ta konfirmojë lajmin për vdekjen e Gadafit.

Televizioni britanik Skaj, duke iu referuar burimeve të Këshillit kalimtar kombëtar, lajmëroi se Gdafi iu ka nënshtruar plagëve në rrugë drejt spitalit në Misrata.

Paraprakisht, komandanti i Këshillit kalimtar kombëtar Abdel Maxhit kumtoi se ish-lideri libian është robërua sot në mëngës gjatë tentimit për të ikur nga Sirten. Së pari Maxhid informon se Gadafi ka pasur plagë në të këmbët, por më vonë kumtoi se është plagosur edhe në kokë.

Sipas televizionit Al Xhazira, Gadafi është kapur në rajonin e Sirtes, në një kolonë të automjeteve e cila e braktiste qytetin dhe është sulmuar nga aeroplanët e NATO-s. Aleanca nga ana e saj konfirmon se aeroplanët e saja në mëngjes sulmuan automjete në Sirte.

Megjithatë, televizioni Al Libia, e cila është afër Gadafit, i demantoi informacionet e tilla, duke theksuar se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Këto janë vetëm thashetheme. kjo nuk është hera e parë që autoritete e reja libiane të plasojnë dezinformata të tilla”, pohon televizioni duke shtuar se qëllimi i pohimeve të tilla është që ta dëmtojë frymën e forcave lojale të Gadafit.

Autoritete e reja libiane paraprakisht në disa raste kanë shpallur se kanë arrestuar disa nga djemtë e Gadafit, por më vonë është thënë se informacionet e tilla janë të pavërteta.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *