Home / Sport / Shkëndija dorëzohet para Vardarit

Shkëndija dorëzohet para Vardarit

Vardari ka mbetur i vetmuar në kreun e tabelës, pasi mundi Shkëndijën 2:0 dhe shfrytëzoi barazimin 1:1 të Metalurgut me Bregallnicën. Renova pas një kohe të gjatë sjell paraqitje të shkëlqyeshme, duke mundur 3:1 Rabotniçkin. Napredoku shënoi fitoren më bindëse të javës, duke mundur 4:0 Teteksin, ndërsa Sileksi mundi ngushtë 3:2 Horizont Turnovën.

Ndeshja e të shtunës me Vardarin ka konfirmuar se te Shkëndija diçka duhet të ndryshohet. Kampionët u mundën me rezultatin 2:0 në derbin e javës së 9-të, duke përjetuar disfatën e tretë në pjesën e deritashme të kampionatit dhe duke realizuar ndeshjen e parë në këtë kampanjë në të cilën nuk arrijnë të shënojnë gol. Ndihmësi i deritashëm i Osmanit, Erhan Selimi kishte përgjegjësinë të drejtojë skuadrën kundër Vardarit dhe në fushë nxori formacion pak a shumë të njëjtë si në ndeshjet paraprake, me atë që vlen të ceket se kishte mungesa të rëndësishme në formacion. Portieri Jovanovski dhe reprezentuesi Huseini mungonin për shkak të kartonave të kuq, ndërsa Izair Emini ishte jashtë kombinimt si pasojë e lëndimit. Fillimi i ndeshjes solli dominim të Vardarit, me një Shkëndijë që mbrohej mirë dhe sigurtë. Mundësinë më të mirë në te Vardari e kishte Ivanovski i cili nuk shfrytëzoi dhuratën e portierit Velii. Në anën tjetër Shkëndija u lirua nga presioni dhe filloi të luajë, me Hasanin që kishte rastin më të mirë për të sjellë gol, por që goditi pranë shtyllës nga situata tejet e volitshme. Në pjesën e dytë përsëri Shkëndija kishte raste edhe pse s’kishte lojë, mirëpo gabimet në mbrojtje penalizuan tetovarët. Në minutën e 58-të një krosim i lartë nuk u pastrua në zonë, ndërsa Liko i vetmuar në shtyllën e dytë nuk refuzoi këtë ‘dhuratë’ duke shënuar për 1:0. Shkëndija nisi në në kërkim të barazimit dhe kishet disa mundësi të mira. Së pari Kurtishi vonohet pas depërtimit të Hasanit, që më pas Sali të shpejtojë me goditjen e tij pas hodhi nga loja mbrojtjen kundërshtare me kombinime të mira në sulm. Në anën tjetër Veli shpëtoi mundësi të 100 % të vendasve, kur Vardari ishte në situatë të volitshme. Goli i dytë erdhi në minutën e 83-të, kur në kushte të mira për kundërsulm të miqve, Jovanovski dorëzoi topin kundërshtarëve, ndërsa Vardari nuk fali edhe këtë gabim, duke shënuar për 2:0 me anë të Ivanovskit. Deri në fund nuk kishte ndryshim rezultati dhe Shkëndija u desh të pajtohet me disfatën e merituar nga Vardari. ‘Unë mendoj se pas gjithë gjërave që ndodhën në klubin e futbollit Shkëndija, mendoj me dorheqjen e trajnerit Qatip Osmani dhe mungesën e disa lojtarëve kyçm mos u’a përmend emrat tash, mendoj se patëm raste, pjesën e parë luajtëm mirë, mirpëo kur nuk i shfrytëzon rastet, vejn dënimi. Mendoj se goli i parë i Vardarit ishte nga gabimet tona, gjithashtu edhe goli i dytë. Sipas mendimit tim, Vardari nuk fitoi me meritë, nuk ishin më të mirë se ne, mirëpo tani neve nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’ua urojmë fitoren dhe të kthehemi në këtë pauzë dy javore, t’i pastrojmë problemet që kemi në klub dhe të vendosim për situatën e mëtutjeshme’ u shpreh pas ndeshjes me Vardarin, trajneri Erhan Selimi. Ndërkohë mbrojtësi i djathtë i Vardarit Ilievski ishte i kënaqur me fitoren, duke vlerësuar lartë skuadrën e Shkëndijës. ‘Ndeshje shumë e fortë, e dinim se nëse duam të shkojmë para me ambiciet tona për titullin e kampionit, duhej të mundim kampionët. Luajtëm fortë, pasi para se gjithash donim të prezentojmë lojë të mirë për tifozët e Vardarit dhe për futbollin në përgjithsi. Mendoj se luajtëm mirë, shënuam dy gola dhe ishim më të mirë se Shkëndija pikërisht për ato dy gola edhe pse Shkëndija kishte shanse dhe u tregua skuadër e shkëlqyeshme. Mendoj se Shkëndija do të konsolidohet dhe do të vazhdojë me sulmin për të mbrojtur titullin e kampionit’, u shpreh Millan Ilievski. Renova ka sjellë një super-performansë duke rrigjetur fitoren në kampionat. Xhepçishtasit me një paraqitje të shkëlqyeshme mundën Rabotniçkin me rezultatin 3:1. Jançevski në minutën e 3-të solli epërsi për Renovën, ndërsa miqtë barazuan me anë të Bogdanoviqit në minutën e 32-të. Vendasit vazhduan me lojën sulmuese në pjesën e dytë dhe në minutën e 77-të Ristov shënoi për 2:1. Pesë minuta para fundit të takimit Andonov vulosi fitoren e Renovës me rezultatin 3:1. Në ndeshjet tjera Napredoku shkatëroi 4:0 Teteksin, Sileksi mundi 3:2 Horizontin, ndërsa Bregallnica dhe Metalurgu u ndanë me barazimin 1:1.

E shtunë :
Vardari – Shkëndija 2:0
Napredoku – Teteksi 4:0
Renova – Rabotniçki 3:1
Sileksi – Horizont T. 3:2
Bregallnica – Metalurgu 1:1
E diel:
Ohri 2004 – 11 Oktomvri 1:1

Tetovarët të pakënaqur nga Vardari dhe FFM-ja

Pakënaqësi e madhe në taborin e Shkëndijës nga indiferenca e drejtuesve të Vardarit dhe FFM-së. Humbjen në teren lëmë anësh dhe flasim për atmosferën në tribuna. Sharje, ofendime dhe gjithçka tjetër që s’ka lidhje me futbollin, ndërsa asjnë reagim i vetëm nga kryesia e Vardarit apo delegati i takimit. ‘Kemi ndëgjuar sharje dhe ofendime, mirëpo kjo e të shtunës kaloj çdo kufi të normales. Aq urrejtje nacionale dhe ofendime të vazhdueshme nga ana e vendasve, sa që lanë në plan të dytë ndeshjen dhe rezultatin. Ndërkohë kufiri u kalua kur na kanë sharë All’llahun, duke mos ditur në asnjë moment rëndësinë dhe ofendimin që na bëhet si muslimanë. Dhe pas gjithë kësaj, nuk ishte e mjaftueshme që drejtuesit e Vardarit të paktën një herë të reagojnë. As delegati i takimit në asnjë moment nuk kërkoi të ndalen ofendimet, ndërsa në rastin e parë që ndodh në Tetovë, vazhdimisht na kanosen që përmes spikerit zyrtar të kërkojmë ndalimin e ofendimeve. S’kuptojmë një anshmërinë e federatës, por njëkohësisht ndjehemi të pambrojtur edhe nga neglizhenca e shqiptarëve që janë në funksione të FFM-së dhe të cilët shpesh ‘shiten’ se kanë reaguar për të mbrojtur Shkëndijën. Duam vetëm te cekim se sezonin e kaluar luajtëm dy ndeshje pa publik, për arsye të ngjashme. Një tifoz hyri në teren në sfidën me Teteksin, ndërsa të tjerë u përleshën në tribuna. Si pasojë ndeshje u ndërpre për disa minuta, ndërsa më pas ne u ndëshkuam nga FFM-ja. Tani përse nuk vlejnë të njëjtat kushte se kemi të qartë?’, pyeten nga tabori i Shkëndijës.

S’kishim marrëveshje për tifozët

Nga tabori i Shkëndijës reagojnë edhe për faktin se në opinion u paraqitën zëra skuadrat janë marë vesh që mos të bëjnë udhëtim të organizuar të tifozëve të skuadrave. ‘S’është e vërtetë se kemi patur marëveshje për ndalimin e tifozëve mysafirë. Neve nuk na ka pyetur askush për këtë, por vetëm se drejtuesit e Vardarit na kanë lëshuar fax në të cilin në kanë njoftuar se nuk do të pranojnë tifozët tanë në stadium. Edhe nga FFM-ja nuk na kanë pyetur as për ndryshimin e kohës së zhvillimit të deshjes, e as për ndalesën e tifozëve’, thuan nga tabori i Shkëndijës, duke shtuar. ‘Këta të FFM-së sikur duan të emitojnë UEFA-në dhe fitojmë përshtypjen se punojnë në stilin e asaj që na ndodhi me Partizanin. Përsërisim se as atëherë nuk kishte marrëveshje, ndërsa tani ndodh e njëjta gjë. Vardari ndoshta duke dashur të zvogëlojë harxhimet befasisht la të hapur vetëm tribunën perendimore dhe jogore. Në njërën anë arsyetohen se duan të garantojnë siguri, ndërsa në anën tjetër tifozët tanë që kishin udhëtuar me vetura private dhe një pjesë të kryesisë i vendosin në tribunë të njëjtë. Dhe në momentin kur u sulmuam nga vendasit e ‘egërsuar’ me ndihmë të forcave speciale na trasnferojnë ne ‘veri’. Pikërisht atje ishte gabimi më i madh, pasi s’kishte kurfarë sigurie për ne, dhe kur tifozët e ‘tërbuar’ vendas u lëshuan në drejtimin tonë ishim në rrezik të madh. Kush e di se çka do të ndodhte, nëse nuk arrinin të ndalen në kohë’, shtojnë drejtuesit e tetovarëve. ‘Ne në Tetovë nuk i’a kemi ndaluar ardhjen askuj dhe s’kemi faj që miqtë nuk bartin tifozë. Gjithashtu nuk mund t’ua ndalojmë tifozëve tanë të ndjekin ekipin e tyre të zemrës. Ne edhe kur nuk organizojmë udhëtimin e tifozëve, ata e bëjnë këtë vetë, duke treguar se gjithnjë janë pas Shkëndijës. Futbolli ku do në botë luhet për tifozë, ndërsa ten e punohet në largimin e tyre nga tribunat. Fajtorë për këtë është shteti, që sipas gjithë gjasave s’ka kapacitet të garantojë siguri në stadiume’, përfundon reagimi i ‘kuqezinjëve’.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *