Home / Sport / Shkëndija duket se del nga kriza

Shkëndija duket se del nga kriza

‘Fitore shumë e rëndësishme për ecurinë e kampionatit, por edhe për ngritjen e moralit në skuadër. Ishte shumë e vështirë pasi skuadra vinte pas disa dështimeve, mirëpo djemt gjetën forcë dhe arritën t’i përgjigjen me fitore presionit që barte ky takim. I’a dolëm me sukses dhe tani mendoj se Shkëndija do të luajë më mirë, më bukur dhe me më shumë zemër, për të qëndruar aty ku e ka vendin’, deklaroi mes tjerave trajneri i ‘kuqezinjëve’ Nexhat Shabani, i cili paralajmëroi angazhim maksimal në ndërprerjen e serisë së ndeshjeve në të cilën Shkëndija ndëshkohet me kartona të kuq.

Pas tre ndeshjeve të humbura në të cilat nuk shënuan asnjë gol, ndërsa pranuan 6-të, futbollistët e Shkëndijës të dielën mundën Metalurgun me rezultat të pastërt 2:0 në derbin e javës së 11-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë. Me këtë triumf, tetovarët i dhanë fund krizës së tyre në rezultate, duke paralajmëruar se ngadalë kthehen në formë dhe se në të ardhmen mund të priten rezultate më të mira. Fitorja e të dilës ishte e para për trajnerin Nexhat Shabani në pankinën e Shkëndijës, pasi paraprakisht humbi 2:0 në debutimin e tij kundër Teteksit. ‘Fitore shumë e rëndësishme për ecurinë e kampionatit, por edhe për ngritjen e moralit në skuadër. Ishte shumë e vështirë pasi skuadra vinte pas disa dështimeve, mirëpo djemt gjetën forcë dhe arritën t’i përgjigjen me fitore presionit që barte ky takim’, shprehet trajneri i ‘kuqezinjëve’ Nexhat Shabani, i cili shpreson se ky tre pikësh do të ndihmojë ekipin për të hyrë në seri të rezultateve pozitive. ‘Besoni se ndeshja me Metalurgun ishte shumë e rëndë në aspektin psikologjik edhe për mua, por edhe për futbollistët. Si që e dimë Shkëndija tre katër ndeshje me rradhë është në krizë dhe duhej që ne të mbledhim forcat për të ndryshuar diçka. I’a dolëm me sukses dhe tani mendoj se Shkëndija do të luajë më mirë, më bukur dhe me më shumë zemër, për të qëndruar aty ku e ka vendin’, tha Shabani, i cili pyetjes se ku e ka vendin Shkëndija sipas tij, u përgjigj: ‘Në vendin e parë, pa dyshim. Ne do luajmë për vendin e parë, ndërsa sa do t’ia arrijmë qëllimit do të tregojë fundi’. Në fund Shabani foli edhe për serinë e gjatë të ndeshjeve në të cilat Shkëndija ndëshkohet me karton të kuq. Të dielën Ersen Sali doli nga loja në pjesën e dytë, duke çuar në 7-të numrin e futbollistëve të cilët këtë sezon kanë mbyllur ndeshjen para kohe. ‘Më duket se ky është një sindrom që Shkëndija e bart me vete shumë gjatë në këtë sezon. Por unë mendoj se do t’i rregulloj këto gjëra. Sigurisht se do të ketë dënime për futbollistët që do të ndëshkohen me karton të kuq për shkak të mungesës së diciplinës apo arsyeve tjera të cilat mund të shmangen. Sigurisht se do të punojmë dhe do të bisedojmë në këtë drejtim dhe unë jam i bindur se do t’i largojmë këto gjëra, pasi Shkëndija dëmtohet shumë me këtë sindrom. Nuk shkon kështu, në çdo ndeshje të ndëshkohemi me karton të kuq dhe më pas detyrohemi të luajmë me një futbollist më pak, ndërsa futbollistin e ndëshkuar nuk e kemi në dispozicion dy apo tre ndeshje me rradhë. Unë këtë do tentoj të rregulloj duke biseduar me futbollistët, por nëse ka nevojë kemi edhe metoda tjera. E rëndësishme është që Shkëndija të jetë në nivel të lartë, si në kulturë, sjellje, edukatë dhe kuptohet në aspekt të rezultateve’ , përfundoi shefi i stafit teknik të kampionëve në fuqi, Nexhat Shabani.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *