Home / Sport / Shkëndija mundi Horizontin, Renova barazoi në Ohër

Shkëndija mundi Horizontin, Renova barazoi në Ohër

Gjatë vikendit janë zhvilluar ndeshjet e javës së 12 në Ligën e parë të Maqedonisë, në të cilën tre skuadrat e kreut Vardari, Metalurgu dhe Shkëndija shënuan fitore identike 2:0 dhe ruajtën diferencën mes tyre. Skuadra e Renovës, arriti të arkëtojë një pikë të madhe në Ohër ku barazoi 2:2, pasi paraprakisht humbiste 2:0.

Kampionia e Maqedonisë, Shkëndija ka shënuar fitore me rezultat 2:0 përballë Horizont Turnovës, duke gëzuar tifozët e saj të shumtë që këtë takim ishin kthyer në tribuna pasi dy ndeshje ‘kuqezinjtë’ luajtën pa publikë. Tetovarët që në fillim bënë me dije se duan fitoren dhe nisën ndeshjen mirë, megjithatë me kaliminin e kohës sulmet e tyre u zbehën, ndërsa kundërshtari arrinte të mbrojë portën e tij. Mirëpo deri sa 45 minutat e para u mbyllën pa gola, Shkëndija shpërtheu në vazhdim, pasi në minutën e parë të pjesës së dytë Izair Emini me një goditje të fortë shënoi gol fantastik për epërsi të vendasve. Tani Shkëndija luante më lirshëm në teren dhe kërkonte golin e dytë, mirëpo në këtë periudhë edhe miqtë kishin disa kanosje. Së pari Sashko Pandev porvoi nga gjuajtja e lirë, mirëpo Jovanovski u përgjigj me pritje fantastike. Pak më vonë i njëjti futbollist ishte në aksion, mirëpo goditja e tij shkoi mbi portë. Ndërkohë Shkëndija golin e dytë e solli në minutën e 67-të kur Peev për mrekulli assistoi për Kurtishin, i cili solli përfundim të saktë për epërsi 2:0. Në vazhdim Shkëndija kishte mundësi të deklasoi kundërshtarin, mirëpo humbi disa raste të pastërta. Kurtishi ishte në qendër të vëmendjes kur së pari humbi mundësi nga pozita ideale, para se në dy raste të godasë mbi portë. Rastin e fundit për të shënuar në portën kundërshtare e kishte Ferhan Hasani i cili pasi depërtoi në zonë dhe për një moment uli në tokë portierin kundërshtar, goditi vetëm në shtyllën e portës së Horizontit. Në fund Shkëndija arkëtoi tre pikë të reja, me të cilat mbajnë diferencën me dy skuadrat e para në renditje. Skuadra nga Xhepçishti, Renova, arriti të arkëtojë një pikë të madhe në Ohër, ku vendasit kishin epërsi 2 golëshe pas 45 minutave të para. Mirëpo pjesa e dytë i takoi në tërësi Renovës, e cila fillimisht arriti të zbut epërsinë me autogolin e Kleçkarovskit dhe pastaj të barazojë rezultatin me golin e Andonovit në 12 minuta para mbylljes së ndeshjes. Renova kishte raste edhe për të marrë 3 pikët, mirëpo fati ishte në anën e vendasve të cilët ishin të kënaqur që arkëtuan një pike të madhe kundër Renovës, e cila rikthehet në formë të mirë. Lideri aktual, Vardari, pa shumë vështirësi dhe me lehtësi ‘neutralizoi’ skuadrën e 11 Oktomvrit, duke e mundur me rezultat 2-0. Vendasit shënuan nga një gol në çdo pjesë të lojës që të vazhdojnë qëndrimin në pozitën e parë. Ndërkohë Metalurgu në Tetovë arriti të arkëtojë 3 pikë të mëdha , pasi mundi Teteksin me rezultat 2-0. Krstev dhe Iljoski ishin autor të golave për mysafirët nga Shkupi, të cilët dominuan dhe treguan se kriza momentale e rezultateve është e kaluar dhe me trajnerin e ri do të kërkojnë kreu e tabelës së klasifikimit. Një sfidë fantastike u zhvillua në Shtip, ku Rabotniçki kishte epërsi 2 golëshe deri në minutën e 65 dhe dukej se do të kthehet në Shkup me 3 pikë. Mirëpo vendasit nuk menduan kështu dhe falë fillimisht Ivanoviqit dhe pastaj Genc Hysenit, barazoi rezultatin në 2-2 dhe u kthye tërësisht në ndeshje. Momenti vendimtar ishte në minutën e 85 kur u akordua penalti për Bregallnicën, të cilën me sukses e realizoi Zdravkov. Ndërkohë në Kratovë, nuk ka ndryshim. Sileksi shënoi fitore ndaj Napredokut me 2-1, ku u regjistruan 2 gola fantastike nga distanca nga të dyja skuadrat.

Ndeshjet e javës së 12
Shkëndija – Horizont 2-0
Bregallnica – Rabotniçki 3-2
Ohrid – Renova 2-2
Sileksi – Napredoku 2-1
Teteksi – Matelurgu 0-2
Vardari – 11 Oktomvri 2-0

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *