Home / Sport / Shkëndija ‘shkrin’ Metalurgun, Renova lëshoi fitoren

Shkëndija ‘shkrin’ Metalurgun, Renova lëshoi fitoren

Derbi i javës së 11-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë i ka takuar Shkëndijës të cilët mundën Metalurgun me rezultatin 2:0. Huseini dhe Sali ishin autor të golave për ‘kuqezinjtë’ të cilët morën fitoren e parë nën drejtimin e trajenrit të ri Nexhat Shabani, ndërsa njëkohësisht ndërprenë serinë e tre ndeshjeve pa fitore. Renova pasi avansoi 2:0 kundër Teteksit, i lejoi vetes pushim duke u detyraur në fund të pajtohen me barazimin 2:2. Pas pjesës së parë të kampionatit, Vardari ka grumbulluar 27-të pikë, 5 më shumë se Metalurgu në vendin e dytë.

Kampioni aktual, Shkëndija ka mundur Metalurgun me rezultat 2:0 në ndeshjen e fundit të javës së 11-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. ‘Kuqezinjtë’ kaluan në epërsi në minutën e 26-të, kur Mustafi harkoi ashpër nga gjuajtja e lirë, ndërsa Huseini shënoi për 1:0. Në vazhdim të dyja skuadrat kërkonin rastin e tyre, ndërsa Shkëndija solli golin e dytë në minutën e fundit të pjesës së parë, kur Ersen Sali u tregua i shkathët para portës kundërshtare.
Në pjesën e dytë vedasit kishin dominim në fushë, deri në momentin kur Ersen Sali u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë ekipin me 10-të futbollistë në fushë. Metalurgu në fund pati disa raste shënimi, por pa mundur të prek portën vendase. ‘Të tregoj të drejtën është një fitore e rëndë por e merituar i përgëzoj futbollistët e mi pasi kanë luajtur ashtu siç kam kërkuar prej tyre. Tërë ndeshjen e kemi pasur inicitivën por një gabim i Ersen Salit në pjesën e dytë na solli konfuzion tek ne pasi mbetem me një futbollist më pak në teren në pjesën e dytë dhe ishte rëndë t’i përballohet kundërshtarit ose të luhet disi më ofenziv. Mendoj se e kemi merituar këtë fitore e cila do na ndihomjë në të ardhmen të marrim rezultate pozitive. Na takimi i ardhshëm në triubna do t’i kemi edhe tifozët tanë të zjartë, të cilët besoj se do jenë një ndihmesë e madhe për skuadrën‘, u shpreh pas ndeshjes me Metalurgun, trajneri i Shkëndijës Nexhat Shabani. Ndeshja në Tetovë u zhvillua pa praninë e publikut, për shkak të dënimit që vuan Shkëndija, ndërsa me këtë duel u mbyll pjesa e parë e sezonit futbollistik në elitën e futbollit vendor. Ndërkohë të shtunën u zhvilluan pesë përballje të javës së 11-të. Në Tetovë u zhvillua derbi lokal në të cilën Renova u duk shumë pranë fitores, pasi avansoi 2:0, mirëpo në fund u ndal me barazim 2:2. Pas pjesës së parë të dobët, pas shumë raste shënimi, në pjesën e dytë Renova nisi furishëm dhe arriti të shënojë dy gola. Lëvizje vendimtare në këtë fazë u tregua inkuadrimi në lojë i të riut Skenderi, i cili sikur i dha një impuls pozitiv fazës sulmuese të xhepçishtasve. Paraprakisht në minutën e 62-të Gjorgjievski u ndëshkua me karton të kuq, pasi ndali në hyrje të zonës depërtimin e Nuhiut. Pak më vonë Skenderi depërtoi në të majtë dhe assistoi para zonës, ku Jançevski vazhdoi topin për Nuhiun, i cili solli përfundim të saktë dhe epërsi për Renovën. ‘Gjipspunuesit’ nuk u ndalën këtu dhe vazhduan të sulmojnë, ndërsa në minutë ne 64 përsëri Skenderi depërtoi për mrekulli, duke krosuar para portës, ku Jançevski shënoi për 2:0. Dhe kur dukej se Renova është në rrugë të mbarë për të përsëritur goleadën e mesjavës, kur në kuadër të Kupës mundën Teteksin 6:0, ‘xhepçishtasit’ në mënyrë të paqartë lëshuan tempon e lojës. Këtë e shfrytëzoi Teteksi kur në minutën e 74 me anë të Urosheviqit zbutën rezultatin në 1:2, ndërsa pesë minuta para fundit të takimit me anë të Kleçkarovskit nga gjuajtja e lirë siguruan barazimin dhe një pikë nga ky duel. ‘Ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhë, mirëpo ky është futbolli. Pas fillimit të mirë të pjesës së dytë kur shënuam dy gola, pa nevojë lejuam që kundërshtari me 10-të futbollistë të na bëjë raste shënimi dhe që është më e keqja të na rrëmbejë dy pikë të rëndësishme. Duhet të angazhohemi në të ardhmen mos të përsëriten gjëra të këtilla’, u shpreh pas ndeshjes me Teteksin, trajneri i Renovës, Vllatko Kostov. Në ndeshjet tjera Vardari mundi Horizont Turnovën me rezultat bindës 3:0 në një takim ku me lojë të mirë u dallua Ylber Aliu. Bregallnica në Shtip fitoi 2:0 11 Oktomvrin, ndërsa debutim të shkëlqyeshëm për vendasit kishte Genc Iseni, i cili realizoi golin e dytë të Bregallnicës. Sileksi mori fitore të rëndësishme në teren vendas, duke e mudur Rabotniçkin me rezultat 2:1, ndërsa Ohrid 2004 fitoi 3:1 Napredokun.
Pas 11-të javëve të zhvilluara në kreun e tabelës qëndron Vardari me 27-të pikë, pesë më shumë se Metalurgu në vendin e dytë. Shkëndija me fitoren e sotme arrin në kuotën e 21 pikëve të cilat kamponët i mbajnë në vendin e tretë. Pasojnë Sileksi dhe Napredoku me nga 16-të pikë, ndërsa si dështime të mëdha mund të llogariten Rabotnicki në vendin e 6-të me 15-të pikë dhe Renova e cila me 11-të pikë është e 9-ta. Bregallnica dhe Horizonti do të jenë në luftë të ashpër të shmangur rënien në kategorinë e dytë, ndërsa për momentin vendin e fundit e mban 11 Oktomvri me vetëm 4 pikë të tubuara nga 11-të ndeshje.

Rezultatet:
Renova-Teteksi 2:2
Vardari-Horizonti 3:0,
Sileksi-Rabotniçki 2:1,
Bregallnica-11 Oktomvri 2:0,
Ohrid 2004-Napredoku 3:1,
Shkëndija-Metalurgu 2:0.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *