Home / Lajme / Maqedoni / Shoqata e Botuesve Shqiptarë letër Fules

Shoqata e Botuesve Shqiptarë letër Fules

25 tetor-“Përmes kësaj letre, kërkojmë nga ju që të shfrytëzoni autoritetin dhe ndikimin tuaj dhe të institucionit që përfaqësoni, për të lobuar deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë që sa më shpejtë të shqyrtojë mundësinë që të ngriten nisma për përmendjen e gjuhës shqipe taksativisht në Kushtetutën e RM dhe në nën aktet tjera ligjore. Po ashtu, edhe deri tek partitë politike shqiptare që ta artikulojnë këtë si kërkesë politike”, theksohet në letrën e dërguar.

Shoqata e Botuesve Shqiptare (SHBSH) në Maqedoni i ka drejtuar një letër evrokomisionerit për zgjerim të BE-së, Shtefan Fule.

“Përmes kësaj letre, kërkojmë nga ju që të shfrytëzoni autoritetin dhe ndikimin tuaj dhe të institucionit që përfaqësoni, për të lobuar deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë që sa më shpejtë të shqyrtojë mundësinë që të ngriten nisma për përmendjen e gjuhës shqipe taksativisht në Kushtetutën e RM dhe në nën aktet tjera ligjore. Po ashtu, edhe deri tek partitë politike shqiptare që ta artikulojnë këtë si kërkesë politike”, theksohet në letrën e dërguar.

Sipas SHBSH, ky hap është një hap shumë i rëndësishëm në avancimin dhe kultivimin e kulturës shqiptare në Republikën e Maqedonisë, si njërën prej kulturave autoktone evropiane të këtij vendi.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni është organizatë joqeveritare kulturore e themeluar në vitin 2000, me seli në Shkup. Ajo i tubon në gjirin e vet botuesit më të dalluar në Republikën e Maqedonisë të cilët botojnë në gjuhën shqipe. Aktivitetet kryesore të SHBSH janë organizimi i panaireve të librit dhe prezantimi në panaire rajonale dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *