Home / Lajme / Maqedoni / Shpëton tentimi për vetëvrasje në Shkup

Shpëton tentimi për vetëvrasje në Shkup

22 tetor-MPB bëri të ditur se personi ka pasur dosje kriminale, por edhe probleme psiqike. Ai fillimisht kishte refuzuar komunikimin, ndërsa më pas ka nisur të komunikoj me një pjesëtarë të njësitit Alfa, me të cilin njiheshin.

Një tentim për vetëvrasje mbrëmë në urën mbi lumin Vardar në Shkup ka tronditur kalimtarët e rastit.

Bëhej fjalë për një qytetar shqiptar me emrin sipas policisë Afrim, i cili po tentonte të vetëvritej për shkak të problemeve personale dhe familjare. Më në fund pas dy orëve të dramës kërcënuese, ai u shpëtua nga ana e një pjesëtari të njësitit policor “Alfa”, me të cilin njiheshin edhe më parë.

MPB bëri të ditur se personi ka pasur dosje kriminale, por edhe probleme psiqike. Ai fillimisht kishte refuzuar komunikimin, ndërsa më pas ka nisur të komunikoj me një pjesëtarë të njësitit Alfa, me të cilin njiheshin.

Ai pasi që u bind për tu tërhequr, menjëherë është dërguar në stacionin policor. MPB bën të ditur jozyrtarisht se personi ishte larguar nga shtëpia e tij dhe kjo ishte arsyeja e vetëvrasjes

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *