Home / Lajme / Maqedoni / Shtohen masat e sigurisë në shkollat e Tetovës

Shtohen masat e sigurisë në shkollat e Tetovës

13 tetor-‘Ne nga shkolla jonë do kërkojmë më shumë se bashkëpunim kemi do kërkojmë të shtohet kontrolli sepse ne në shkollën tonë apo në hyrje të saj parakalojnë edhe shumë kalimtarë tjerë, kështu që do kërkojmë që të jenë edhe më shumë të pranishëm pranë oborrit tonë”, tha Sherif Memeti- zv/drejtor u SH.M.P.”Mosha Pijade”

Kontrolle të shpeshtë policorë, uniforma për nxënësit si dhe lajmërime të çdo rasti të pakëndshëm. Këto janë kërkesat e drejtorëve të shkollave të mesme të Tetovës, të prezantuara në një takim me OSBE-në dhe Policinë e Tetovës, i iniciuar pas vrasjes tragjike të nxënësit të Shkollës së mesme të Bujqësisë në Tetovë. ‘Ne nga shkolla jonë do kërkojmë më shumë se bashkëpunim kemi do kërkojmë të shtohet kontrolli sepse ne në shkollën tonë apo në hyrje të saj parakalojnë edhe shumë kalimtarë tjerë, kështu që do kërkojmë që të jenë edhe më shumë të pranishëm pranë oborrit tonë”, tha Sherif Memeti- zv/drejtor u SH.M.P.”Mosha Pijade”. “Kërkesat tona i kemi dërguar me kohë në sektorin e punëve të brendshme që përmes patrullave të policisë gjithmonë të vëzhgojnë ambientet dhe të na gjenden pranë në rast të ekseseve. Unë si drejtor i shkollës së mesme tekstile kam kërkuar që shkaku i strukturës sociale të nxënësve kam kërkuar që në kohën e pushimeve të gjata dhe mes ndërrimeve të ketë patrullë të përhershme”, thaAbaz Abazi – drejtor i Shkollës së Mesme tekstile në Tetovë. Nga sektori i punëve të brendshme të Tetovës, shprehen se ky takim do të ndihmojë në precizimin e aktiviteteve të përbashkëta për parandalim të rasteve të dhunës.“Masat në të ardhmen do të jenë më së tepërmi të karakterit parandalues, ku do paralajmërohen nxënësit dhe do merren masa parandaluese që në të ardhmen mos mbajnë me vete armë zjarri. Parashikohen edhe ndëshkime për të gjithë personat që nuk respektojnë normat ligjore”, tha Kadri Havziu/inspektor i parandalimit të krimeve në SPB Tetovë. Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës iu bën apel nxënësve që të mos mbajnë sende të forta, armë të ftohta apo zjarri, pasi ndëshkimet do jenë të rrepta, si për ata ashtu edhe familjen e tyre

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *