Home / Lajme / Rajon / Sulmi në Sarajevë, arrestohen 15 persona në Sanxhak

Sulmi në Sarajevë, arrestohen 15 persona në Sanxhak

29 tetor-Ministri i brendshëm i Bosnjës, Sadik Ahmetoviq, e quajti serioz sulmin në fjalë. “Ky është një incident serioz. Ky është një sulm ndaj misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Bosnjë. Shtetet e Bashkuara janë një mik i Bosnjës, andaj ky është një sulm i fuqishëm edhe ndaj nesh e jo vetëm ndaj ambasadës amerikane. Ajo që mund të them për momentin është që policia ishte efikase në punën e saj. Personi që hyri këtë mëngjes në Bosnjë u ndal në tentimin e tij për të shkaktuar një problem më të madh dhe për t’ua marrë jetën njerëzve”, tha ai.

Në aksionin policor të cilin e ka filluar që me mëngjes policia serbe, në 18 lokalitete të Novi Pazarit, Sjenicës e Tutinit (rajoni i Sanxhakut në kufi edhe me Kosovën ), janë arrestuar 15 persona, njoftojnë medie serbe.

“Sot në orën 5 të mëngjesit ka filluar aksioni kundër ekstremistëve të lëvizjes islamiste vahabiste në territorin e Novi Pazarit, Sjenicës e Tutinit”, ka thënë për Tanjug Ivica Daçiq, ministër serb i policisë.

Aksioni është bërë pasi që një pjesëtar lëvizjes vahabiste, Mevlid Jashareviq, kishte shtënë dje kundër ambasadës amerikanë në Sarajevë.

Kurse auoritetet boshnjake e kanë dënuar sulmin që për cak kishte ambasadën amerikane në Sarajevë. Sulmi me armë zjarri nga një person që besohet të jetë qytetar i Novi Pazarit u cilësua si sulm- jo vetëm ndaj misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara, por edhe ndaj Sarajevës zyrtare.

Ministri i brendshëm i Bosnjës, Sadik Ahmetoviq, e quajti serioz sulmin në fjalë. “Ky është një incident serioz. Ky është një sulm ndaj misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Bosnjë. Shtetet e Bashkuara janë një mik i Bosnjës, andaj ky është një sulm i fuqishëm edhe ndaj nesh e jo vetëm ndaj ambasadës amerikane. Ajo që mund të them për momentin është që policia ishte efikase në punën e saj. Personi që hyri këtë mëngjes në Bosnjë u ndal në tentimin e tij për të shkaktuar një problem më të madh dhe për t’ua marrë jetën njerëzve”, tha ai.

Ambasada amerikane, ndërkohë, vetëm konfirmoi rastin, por nuk dha hollësi të tjera. Zëdhënësja e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Bosnjës, Sanja Pejçinoviq, u shpreh: “Në këtë moment vetëm mund të konfirmojmë se ka ndodhur incidenti në ambasadën amerikane. Ambasada është mbyllur. Ne jemi duke pritur policinë për ta rivendosur rregullin. Sapo të marrim informata të reja, do t’i ndajmë me ju”, tha ajo.

Gjithashtu lexo

Daçiq: Demarkacioni Kosovë–Serbi, zgjidhje e përhershme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ideja e tij për demarkacionin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *