Home / Lajme / Rajon / Të paktën 336 të vdekur dhe 1.301 të lënduar në tërmetin në Turqi

Të paktën 336 të vdekur dhe 1.301 të lënduar në tërmetin në Turqi

25 tetor-Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga gërmadhat beben 14 ditëshe . Fëmija është gjetur në gërmadhat e një ndërtese në qytetin Erikis , ndërsa fosnja është identifikuar si Azra Karaduman . Ajo ka qëndruar plotë 47 orë nën gërmadha. Ekipet e shpëtimit po luftojnë me kohën për të nxjerrë eventualishtë edhe persona të tjerë të mbijetuar nga gërmadhat e termetit kastarofal që goditi Turqinë.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga gërmadhat beben 14 ditëshe .
Fëmija është gjetur në gërmadhat e një ndërtese në qytetin Erikis , ndërsa fosnja është identifikuar si Azra Karaduman . Ajo ka qëndruar plotë 47 orë nën gërmadha.

Ekipet e shpëtimit po luftojnë me kohën për të nxjerrë eventualishtë edhe persona të tjerë të mbijetuar nga gërmadhat e termetit kastarofal që goditi Turqinë.

Gjatë tërmetit që të dielën e goditi rajonin e qytetit Van në pjesën juglindore të Turqisë, sipas të dhënave më të reja jetën e humbën të paktën 336 persona, ndërsa 1.301 u lënduan, kumtoi sot Shërbimi turk për ballafaqim me pasojat e fatkeqësive elementare.

Sipas Shërbimit, gjatë tërmetit me intensitet prej 7,2 ballëve sipas shkallës së Rihterit, në qarkun Van u rrënuan gjithsej 2.262 objekte.

Ekipet e shpëtimit edhe sot vazhdojnë me gjurmimin pas viktimave dhe të mbijetuarve nën rrënojat e ndërtesave. Ekipet shpëtuese kryesisht janë të koncetruar në vendet Van dhe Erçis, edhe pse kanë frikë se qindra persona kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e shtëpive të shkatëruara në rajonet e fshatrave të largëta.

Mediat turke lajmërojnë se qytetarët e mbijetuar të dëshpëruar të ngujuar nën grumbullin e betonit dhe metlit, lusin për ndihmë, ndërsa disa prej tyre me telefona celular u paraqiten familjeve dhe miqve se janë gjallë.

Në tërmetin më shumë se mijëra persona i humbën shtëpitë e tyre dhe ishin të detyruar që natën e dytë me radhë ta kalojnë nën qiell të hapur edhe krahas motit të ftohtë

Organizata e Gjysmëhënës së Kuqe siguroi 500 vende vetëm për qytetin Erçis, ku stadioni i qytetit është shndërruar në spital të madh polak.

Në aksionet e shpëtimit marrin pjesë 2.400 ekipe prej 45 qyteteve, ndërsa në rajonin janë dërguar edhe 200 automjete të ndihmës së shpejtë.

Dridhja e të dielës ishte tërmeti më i fuqishëm që e ka goditur Turqinë në dekadën e fundit

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *