Home / Lajme / Maqedoni / Teatri Shqiptar i Shkupit do të rikonstruohet

Teatri Shqiptar i Shkupit do të rikonstruohet

28 tetor-Teatri Shqiptar i ndërtuar në vitin 1974, aktualisht është në gjendje të ruinuar dhe nuk përmbush kriteret për veprimtarinë që zhvillon ky institucion dhe nuk është në harmoni me standardet bashkëkohore për punë dhe qëndrim të të punësuarve dhe vizitorëve.

Teatri i Shqiptar i Shkupit së shpejti do të rikonstruohet dhe se për këtë do të përcaktohen mjete nga buxheti qeveritar.

Kjo u theksua me rastin e vizitës së realizuar dje nga zëvendëskryeministri Musa Xhaferi dhe ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska në ambientet e Teatrit Shqiptar në Shkup.

Xhaferi dhe Kançeska në takimin me drejtorin Adem Karaga theksuan se së shpejti do të ndodhë realizimi i këtij projekti.

Teatri Shqiptar i ndërtuar në vitin 1974, aktualisht është në gjendje të ruinuar dhe nuk përmbush kriteret për veprimtarinë që zhvillon ky institucion dhe nuk është në harmoni me standardet bashkëkohore për punë dhe qëndrim të të punësuarve dhe vizitorëve.

Pas kërkesave të shumta të Teatrit Shqiptar drejtuar organeve përkatëse në vitin 2010 Qeveria, përkatësisht Ministria e kulturës miratoi rikonstruimin e tërësishëm të objektit.

Rikonstruimi, sanimi dhe adaptimi i këtij objekti, tanimë i paraparë në Programin Qeveritar, aktualisht është në fazën e përgatitjes së dokumentacionit teknik-projektues. Ekspert të angazhuar nga shtëpia projektuese “Megaron inzhenjering” pas hulumtimeve mbi gjendjen e objektit propozuan dhe janë duke projektuar intervenime të rrënjësishme në të gjitha fazat – atë të arkitekturës, teknologjisë së skenës, enterierit dhe instalimeve. Sipas dinamikës së paraparë punimet duhet të fillojnë në gusht të vitit 2012.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *