Home / Lajme / Maqedoni / Telashe për regjistrimin mërgimtarëve

Telashe për regjistrimin mërgimtarëve

10 tetor-Ky fshat ka rreth 300 mërgimtarë të cilët ndodhën me punë të përkohëshme jashtë shtetit. Ndërkohë gazeta Koha nga burime brenda komisionit komunal në Tearcë, kupton se të shtunën pasdite në fshatin Përshevcë të kësaj komune ka qëndruar Bujar Osmani, i cili është takuar me regjistruesit, dhe është njohur për së afërmi me problemet që kanë ata në teren. Probleme të kësaj natyre janë paraqitur në tërë rajonin e komunës së Tearcës

Urim Hasipi
Tetovë-Në fshatin Neproshten të komunës së Tearcës është vënë në rrezik regjistrimi i mërgimtarëve të tyre. Regjistruesit e këtij fshati ankohen për padrejtësi nga kolegët e tyre maqedonas.” Nëse nuk e shef para syve personin, nuk duhet ta regjistrosh, kshtu arsyetohen kolegët tanë maqedonas, thotë Jeton Alimi, regjistrues në komunën e Tearcës. Pengesa të këtilla kemi shumë, por edhe pse ankohemi në komisionin komunal rezultat nuk ka thotë Alimi.“Regjistruesit maqedonas kanë udhëzime nga instruktorë dhe anëtarë të komisionit rajonal e shtetërorë të Vmro –Ddpme-së që të mos e regjistrojnë një person që nuk e shohin në sy personin që të regjistrohet. Ato persona që nuk ndodhen për momentin në shpi nuk regjistrohen. Ankohemi për këtë problem në komision por nuk marrin masa konkrete, problemi më i madh është me mërgimtarët që nuk mundemi në asnjë mënyrë ti regjistrojmë edhe pse posedojnë çertifikata” tha Jeton Alimi regjistrues. Ndëkohë që Gani Sadiku nga Neproshteni, ka ardhur nga mërgimi për të shfrytëzuar pushimin vjetor në kohën e regjistrimit, ai apleon te mërgimtarët tjerë që edhe pse nuk mundë të vijnë të regjistrohen, së paku të dërgojnë kopjet e dokumenteve të duhura. “Jam me punë të përkohëshme në Zvicëqr dhe shfrytëzum rastin për të ardh për regjistrimin. Nuk kemi ndonjë problem sepse e kemi dokumentacioni që duhet. Por do i kisha lut mërgimtarët tjerë ta plotësojnë dokumentacionin që duhet se tashi nëse një dokument nuk kanë dalin telashe”, thotë Sadiku.Kryetari i komisionit rajonal regjistrues në Komunën e Tearcës, Astrit Rexhepi, është shprehur se regjistruesit dhe instruktorët maqedonas keqinterpretojnë ligjin gjë e cila sjell telashe në regjistrim. Rexhepi u shpeh se për problemet në fjalë ka kërkuar ndihmë edhe nga Komisioni Shtetëror I Regjistrimit dhe nga vet Bujar Osmani dhe është duke pritur përgjigje me shkrim rreth interpretimit të drejtë të ligjit për tejkalimin e situatës. Ky fshat ka rreth 300 mërgimtarë të cilët ndodhën me punë të përkohëshme jashtë shtetit. Ndërkohë gazeta Koha nga burime brenda komisionit komunal në Tearcë, kupton se të shtunën pasdite në fshatin Përshevcë të kësaj komune ka qëndruar Bujar Osmani, i cili është takuar me regjistruesit, dhe është njohur për së afërmi me problemet që kanë ata në teren. Probleme të kësaj natyre janë paraqitur në tërë rajonin e komunës së Tearcës, sidomos në fshatin Dorbrosht ku një numër i madh i këtyre banorëve jetojnë në mërgim. Jozyrtarisht nga regjistruesit shqiptarë meret vesh se regjistruesit maqedonas e shfrytëzojnë të drejtën ligjore për të kërkuar edhe një document shtesë për personat që nuk janë këtu, ndërsa për të gjitha këto çështje ato marrin udhëzime nga komisionerët republikan.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *