Home / Sport / Teteksi gjunëzoi Shkëndijën e zbehtë

Teteksi gjunëzoi Shkëndijën e zbehtë

Derbi i Tetovës i ka takuar Teteksit, të cilët fituan me rezultat 2:0 takimin që u përcoll me tifozeri të elektrizuar, shumë ofendime, kanosje, lojë agresive dhe ndërprerje 15-të minutëshe. Në derbin e Shkupit, Metalurgu dhe Vardari ndanë pikët me barazim 1:1, ndërsa me të njëjtin rezultat përfundoi takimi mes Napredokut dhe Renovës. Ohrid 2004 ka befasuar Rabotniçkin në Shkup, ndërsa Sileksi mundi 11 Oktmovrin.

Skuadra kampione e Maqedonisë, Shkëndija përfundimisht gjendet në krizë të thellë, pasi të shtunën ka përjetuar disfatën e rradhës, kësaj here 2:0 nga Teteksi. Në një takim që zakonisht sjell numër të madh shikuesisht dhe që përcillet me trazira në tribuna, Teteksi me meritë arkëtoi tre pikët, pasi realisht më shumë e deshti fitoren, ndërsa Shkëndja edhe pse dominoi takimin, megjithatë nuk bëri sa duhet për të shmangur disfatën. Ndeshja kaloi në atmosferë të tensionuar, me prani të madhe të forcave policore dhe njësitit special, lojë agresive nga të dyja palët, duel verbal ndërmjet futbollistëve të skuadrave rivale, ndërsa pak para fundit kishte ndërprerje 15 minutëshe. Ndeshja filloi shumë keq për Shkëndijën, kur Mishkovski pa nevojë dhuroi rivënie nga këndi për Teteksin, pas egzekutimit të së cilës Ristovski shënoi për epërsi të ‘tekstilëve’. Thuajse pa filluar ndeshje, pasi ishte vetëm sekonda e 43 e takimit, ndërsa Shkëndija e pa veten në disavantazh, duke marë një shuplakë psikologjike në vazhdim të takimit. Provuan ‘kuqezinjtë’ të rrikthehen, dominonin në teren, mirëpo Teteksi dukej i organizuar mirë dhe nuk lejonte rrezik për portën e Mançevskit. Edhe pse vazhdimisht ishin para zonës kundërshtare, fakti që kanosjen e parë Shkëndija e kishte në minutën e 43-të, kur Kurtishi goditi skaj portës, tregon se kampionët nuk ishin në nivel. Në pjesën e dytë imazhe të njëjta në fushë. Shkëndija sulmonte dhe kërkonte golin e barazimit, ndërsa Teteksi me mbrojtje të sigurtë kërkonte në kundërsulme ta mbyllë fatin e ndeshjes. Teteksi u kanos në fraksionin e dytë përmes Idrizit, ndërsa Shkëndija kërkoi barazimin me Cuculin goditja e të cilit u kontrollua nga Mançvski, kurse pak më vonë portieri i Teteksi për mrekulli ndali tenitimin e Kurtishit nga gjuajtja e lirë. Fati ndeshje u vulos në minutën e 75-të, kur Demiri u tregua insistues në duelin me ‘kuqezinjtë’ duke nisur kundërsulm të Teteksit të cilin me sukses e përfundoi Stojanovski duke çuar rezultatin në 2:0. Shkëndija tani u duk e gjunjëzuar dhe tentimet e tyre për tu rrikthyer ishin të zbehta. Pak para fundit në teren u krijua rëmujë e cila solli edhe kontakt fizik mes disa futbollistëve të të dyja skuadrave, ndërsa në këtë rast njëri prej arbitrave u godit me mjet të fortë në kokë. Epilogu i kësaj rëmuje ishtin kartonat e kuq për Elmazovskin e Shkëndijës dhe Stojanovskin e Teteksit. Në fund ndeshje u mbyll me fitoren e Teteksit, mirëpo takimi u hijezua nga gjëra tjera që s’kanë lidhje me futbollin dhe sportin. Për Shkëndijën debutim të pasuksesshëm në pankinë kishte trajeri Nexhat Shabani, ndërsa tetovarët rregjistruan humbjen e tretë me rradhë me rezultatin 2:0.

‘Humbje e rëndë për ne. Sa për skuadrën aq më shumë për tifozët tanë të cilët e vlerësojnë shumë këtë ndeshje. Më së shumti më vjen keq për tifozët të cilët mbetën të zhgënjyer. Ndeshja filloi shumë keq për ne, kur pranuam gol në sekondat e para. Kisha analizuar mirë lojën e Teteksit dhe futbollistëve u thash që të kenë kujdes nga ndërprerjet dhe fatkeqësisht nga një rast i tillë pranuam golin e parë. Provuam të rrikthehemi, mirëpo pa sukses, kështu që në fund disfata ishte e pashmangshme. Ky është futbolli, ndodhin gjëra të këtilla edhe pse ndjehem shumë i dëshpruar. Për tre ditë sa jam këtu nuk kam mundur të ndryshojë më shumë, ndërsa na mbetet që të punojmë me përkushtim për të kthyer ekipin në rrugën e fitoreve’, deklaroi pas ndeshjes, tejet i dëshpruar trajenri i Shkëndijës Nexhat Shabani.

Pas përfundimit ndeshja kishte pjesën e saj të tretë, kur qyteti i Tetovës për dy orë sillte pamje që kohëve të fundit i shohim në television në lajmet ndërkombëtare, kryesisht nga rajoni Izraelit. Policia duke dashur të shpërndajë turmën, ndiqte nëpër qytet tifozët e Shkëndijës, duke krijuar frikë dhe panik për qytetarët e rastit që s’kishin idenë se çka po ndodh. Ndërkohë policia në aksionin e saj me një kriterium të çuditshëm arrestonte djem të rij nëpër qytet, madje duke hyrë edhe në lokal, kurse në disa raste nuk përjashtohej përdorimi i dhunës. Epilogu është dhjetra të arrestuar, një pjesë e të cilëve si duket kanë përfunduar me ngritje të padisë.

Në ndeshjet tjera Metalurgu dhe Vardari u ndanë baraz 1:1, duke mbetur në distancë të njëjtë në kreun e tabelës. Renova edhe pse dominoi, në fund u desh të kënaqet me një pikë nga dueli me Napredokun. Sileksi fitoi 2:1 në Strugë përballë 11 Oktomvrit, ndërsa Rabotniçki u befasua në fushë të vet, duke humbur 2:1 nga Ohrid 2004.

Rezultatet:
Teteksi-Shkëndija 2:0,
Napredoku-Renova 1:1,
Metalurgu-Vardari 1:1,
Rabotniçki-Ohrid 2004 1:2,
11 Oktomvri-Sileksi 1:2.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *