Home / Lajme / Maqedoni / Tetova tubon poetët nga mbarë bota

Tetova tubon poetët nga mbarë bota

22 tetor-Në këtë aktivitet të përvitshëm , saktësisht i pesëmbëdhjeti me rradhë në Tetovë është ngritur edhe këtë vit me një program shumë të larmishëm kulturorë ku nuk kanë munguar edhe interpretimet e muzikës në piano dhe violin, nga vëllezërit Arlind dhe Shkëlqen Pajaziti por aty ka patur edhe një program i larmishëm të artit poetik, pamor , muzikor dhe skenik, teksa janë shpalosur edhe këtë vit shumë vlera artistike dhe poetike nga kultura të ndryshme të botës

Me ndezjen e fishkezjarreve tradicionale, dhe me vendosjen e kurorave të luleve tek busti i Naim Frashërit, në Tetovë të enjten mbrëma filloi edicioni i 15 me radhë i festivalit ndërkombëtar të poezisë Ditët e Naimit. Në natën e parë poetët e ardhur nga më shumë vise të Botës, kanë lexuar poezi në sallën e madhe të Qendrës Kulturore para adhuruesve të fjalës së shkruar. Në këtë aktivitet të përvitshëm , saktësisht i pesëmbëdhjeti me rradhë në Tetovë është ngritur edhe këtë vit me një program shumë të larmishëm kulturorë ku nuk kanë munguar edhe interpretimet e muzikës në piano dhe violin, nga vëllezërit Arlind dhe Shkëlqen Pajaziti por aty ka patur edhe një program i larmishëm të artit poetik, pamor , muzikor dhe skenik, teksa janë shpalosur edhe këtë vit shumë vlera artistike dhe poetike nga kultura të ndryshme të botës.Në Tetovë ata kanë patur mundësinë që të interpretojnë pjesë të poezisë dhe artit nga vendet ku ata vijnë.Por kjo ngjarrje kulturore njëkohësisht arrin edhe të shpalos vlerat e botës së së artit dhe të kulturës shqiptare duke tubuar shumë krijues nga Shqipëria, Kosova dhe vendet tjera ku jetojnë shqiptarët.Drejtori i Festivalit Shaip Emërllahu që e hapi këtë eveniment kulturorë të poezisë tha se letërsia dhe kultura në tërrësi ndër vite kanë njohur modeled he tipe të ndryshme ndërkomunikimi ndërsa këto nivele dialogimi të cilat kanë qenë shumështresore kanë bartur peshën e zhvillimit dhe afirmimit letrarë dhe kulturor. Politikat kulturore sipas tij gjithnjë e më shumë gjejnë vend në politikat e së ardhmes evropiane..Ky i fundit është nga Pensilvania e SHBA-ve . Czury ka organizuar lexime të shumta publike poezishë dhe ka marrë titullin Master i Arteve të Bukura nga Universiteti Vilkes si dhe është lektor në Universitetin Albright. Pjesa kryesore e programit zhvillohet si në secilin vit, në salla të kulturës dhe në amfiteatro të universiteteve duke përshirë edhe ditën e dytë ku student të USHT-së dhe UEJL-së kanë patur mundësi të ndjekin autorët pjesëmarrës, kurse gjatë ditës laureati i sivjetshëm është pranuar edhe nga krerët e USHT-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *