Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: Digjet banesa, vdes pronari

Tetovë: Digjet banesa, vdes pronari

25 tetor-“Ekipi i zjarrfikësve ka vepruar menjëherë, është ngjitur lartë ka hasur në derë të mbyllur e cila dhe ka qenë e blinduar, është dashur të thyhet dhe kanë depërtuar brenda, kanë vazhduar me shuarjen pas ç’ka në kuzhinë kanë vërejtur një person në gjendje të alivanosur por fatkeqësisht është konstatuar vdekja. Krahas intervenimit tonë ka intervenuar shpejt edhe ndihma e parë dhe policia”, deklaroi Kamber Sadiku, zjarrfikës.

Një banor i Tetovës ka humbur jetën i asfiksuar në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit në rrugën Toska në Tetovë. Pas lajmërimit të fqinjëve, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësit, por pronari i banesës Kiril Zafirovski, nuk mundi të mbijetonte.
“Ekipi i zjarrfikësve ka vepruar menjëherë, është ngjitur lartë ka hasur në derë të mbyllur e cila dhe ka qenë e blinduar, është dashur të thyhet dhe kanë depërtuar brenda, kanë vazhduar me shuarjen pas ç’ka në kuzhinë kanë vërejtur një person në gjendje të alivanosur por fatkeqësisht është konstatuar vdekja. Krahas intervenimit tonë ka intervenuar shpejt edhe ndihma e parë dhe policia”, deklaroi Kamber Sadiku, zjarrfikës.
Fqinjët thane se zjarri ishte përhapur shumë shpejtë, dhe fakti që dera e blinduar ishte e mbyllur, nuk mund të bënin asgjë më shumë përveç lajmërimin e zjarrfikësve.
“Diku para orës dy, një polic i ra ziles dhe më tregoi se po digjet banesë në katin e pestë dhe bashkë vazhduam t’i zgjojmë banorët dhe dolëm poshtë, me çka arritën menjëherë dy vetura të zjarrfikësve të cilat shpejt e shuan zjarrin. Nuk kishte shumë tym poshtë por në katin lartë ka qenë shumë keq”, shprehet një banor i ndërtesës.
Sipas Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, pronari i banesës Zafirovski ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi, dhe sipas ekspertizës mjeko-ligjore, në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja djegie. Banorët tjerë të ndërtesës janë evakuuar në kohë, ndërsa një zjarrfikës është lënduar lehtë në dorë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *