Home / Lajme / Rajon / Thaçi prish Kurtin me Demaçin

Thaçi prish Kurtin me Demaçin

29 tetor-“I kanë thënë Demaçit se ne mund të të mbështesim për president, por me kusht që ti të mos e propozosh Hashim Thaçin për kryeministër, e më pas Demaçi është nxehur shumë dhe na ka thënë se ju jeni të vegjël të më qitni kushte mua”, ka thënë burimi i gazetës që ka folur në kushte anonimiteti.

Kundërshtimi i veprimtarit Adem Demaçi që pas zgjedhjes eventuale në postin e presidentit të vendit t’i thotë “jo” nominimit të Hashim Thaçit për kryeministër dhe në këtë formë ta “pensionojë” nga pushteti liderin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka bërë që ai t’i prishë raportet me lëvizjen “Vetëvendosje”.
Gjithçka kishte ndodhur pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, kur kërkohej që partitë politike të arrijnë konsensus për ta votuar një kandidat për president, ndërsa drejtuesit e “Vetëvendosjes” ishin të interesuar që nëpërmjet presidentit të ardhshëm ta pamundësojnë nominimin e Thaçit për kryeministër.

Burime të besueshme të ditores Zëri brenda kësaj lëvizjeje, thonë se gjatë bisedimeve me Demaçin, anëtarët e lëvizjes i kanë ofruar atij kandidimin për president, por gjithashtu e kanë kushtëzuar atë.

“I kanë thënë Demaçit se ne mund të të mbështesim për president, por me kusht që ti të mos e propozosh Hashim Thaçin për kryeministër, e më pas Demaçi është nxehur shumë dhe na ka thënë se ju jeni të vegjël të më qitni kushte mua”, ka thënë burimi i gazetës që ka folur në kushte anonimiteti.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se kjo parti e ka mbështetur Demaçin për president dhe këtë ia ka thënë atij nëpërmjet një “mesiti”, i cili lajmin në fjalë a ka kumtuar Demaçit në banesën e tij”.

Anëtarët e Vetëvendosjes, pasi kanë dëgjuar se Demaçi do të bëhet president, e kanë vizituar atë dhe ia kanë bërë me dije se “Pacolli nuk është problem, por problem për Kosovën është Thaçi”.

“Kur i kanë thënë kështu, Demaçi është bindur se s’ka asnjë mundësi për bashkëpunimin me anëtarët e kësaj lëvizjeje”, tregon personi i afërt me Demaçin.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *