Home / Sport / Tragjedi në IndyCar, humb jetën Wheldon!

Tragjedi në IndyCar, humb jetën Wheldon!

Piloti britanik, Dan Wheldon ka vdekur pasi bolidi i tij përfundoi në flakë kur u godit për murin mbrojtës të shtegut në rrethin e 11 të garës.

Një aksident i rëndë që ka përfshirës 15 bolid në pistën e Las Vegas ka lënë të vdekur një pilot dhe disa të tjerë me lëndime. Piloti britanik, Dan Wheldon ka vdekur pasi bolidi i tij përfundoi në flakë kur u godit për murin mbrojtës të shtegut në rrethin e 11 të garës. 33 vjeçari u dërgua në spital me helikopter por vdiq si pasojë e lëndimeve të rënda. Kur aksidenti ndodhi në rrethin e 11 bolidet tashmë kishin arritur shpejtësinë prej më shumë se 300 kilometrash në orë, shpejtësi që shkaktoi shumë bolidë të përfundojnë në murin e jashtëm mbrojtës. I ndjeri Dan Wheldon ishte pajtuar të garoj për një bonus prej 5 milionë dollarëve të cilën do ta ndante me një tifoz po që se kalonte të gjithë turmën pasi ishte nisur i fundit. Drejtori i IndyCar garës, Randy Bernard deklaroi që “IndyCar është i pikëlluar të njoftoj që Dan Wheldon ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pashërueshme.” Në nder të tij ata vendosën të përfundojnë garën para kohe si dhe vozitësit e mbetur bën pesë xhiro në nder të tij.

Britaniku ka jetuar në Florida me gruan dhe dy fëmijët e tij. Ai kishte fituar 16 herë garat e IndyCar, derisa një kohë ka qenë kandidatë për të vozitur në bolidin britanik McLaren si dhe mik i ngushtë me Jenson Button.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *