Home / Sport / Tragjedi në Moto GP, vdes Marco Simoncelli

Tragjedi në Moto GP, vdes Marco Simoncelli

Simoncelli rrëzohet në pistë, ndërsa Colin Edwards nuk ka mundur ta evitojë duke i kaluar përsipër me motorrin e tij dhe duke e goditur në qafë. Pamjet kritike u duken që në momentin e parë, pasi 24-vjeçari ishte i shtrirë dhe pa lëvizur, me kaskën e hequr nga përplasja e fortë. Doktori Marco Russo, në deklaraten për Italia 1, deklaroi se “Simoncelli arriti në spital me një arrest kardiak dhe shenjat e gomave në qafë”. Marco Simoncelli po zhvillonte garën e tij të 149 në botëror. Është shpallur kampion bote në kategorinë 250 cc në vitin 2008 dhe që nga viti i kaluar garonte për Hondën në Moto GP.
Gara e Malajzisë u ndërpre menjëherë pas aksidentit dhe u pezullua përfundimisht disa minuta më pas, gjë që bëri të mendohej për më të keqen.

Aksident tragjik në pistën e Sepangunt në Malajzi. Pas një përplasje fatale ka humbur jetën piloti italian i Hondas, Marco Simoncelli.

Pamjet filmike tregojnë momentin e përplasjes së Simoncellit me Colin Edwards, i cili duke mos mundur të shmanget, i ka kaluar sipër me motorin e tij, ndërsa edhe Valentino Rosi është përfshirë në aksident, por duke mos rrezikuar asgjë.

Piloti 24-vjeçar ka mbërritur në gjendje kritike në spital, ndërsa pas aksidentit kishte pësuar një atak kardiak. Simoncelli ishte në garën e tij të 149 në botëror, ndërsa që prej vitit 2010 garonte për Hondën në Moto GP.

Pas kesaj tragjedia, gara e Sepangut wshtw anulluar.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *