Home / Sport / UEFA dënon Rooney me 3 ndeshje skualifikim

UEFA dënon Rooney me 3 ndeshje skualifikim

Wayne Rooney, sulmuesi i Manchester United dhe kombëtares angleze është pezulluar 3 ndeshje, pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Malit të Zi, të premten e kaluar.

Ndeshja që përfundoi me barazimin 2-2 ishte e vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian 2012 dhe pika e fituar i dha kualifikimin kombëtares së Tre Luanëve.

Vendimi u mor nga Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës së UEFA-s dhe në këtë mënyrë sulmuesi do të mungojë në tre ndeshjet e para të Euro 2012, ose thënë ndryshe do të humbasë fazën e grupeve të këtij kompeticioni që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.

Gjithsesi, Federata Angleze e Futbollit (FA) ka tre ditë kohë për të apeluar vendimin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *