Home / Lajme / Rajon / Uesli Klark: BE-ja duhet të tregojë lidership në Ballkanin Perëndimor

Uesli Klark: BE-ja duhet të tregojë lidership në Ballkanin Perëndimor

25 tetor-“Për shkak të kësaj është e nevojshme lidership i vazhdueshëm, i përgjegjshëm dhe i fuqishëm nga ana e BE-së me qëllim që duke punuar me liderë të zgjedhur lokal të krijohet dhe të zbatohet politikë e duhur e cila do të shpie drejt pajtimit dhe shërimit të domosdoshëm (të plagëve)”, potencoi Klark, i cili për momentin është anëtarë i Bordit drejtues të Grupit ndërkombëtar të krizave.

Bashkimi Evropian duhet të tregojë lidership të përgjegjshëm dhe të fortë në zgjidhjen e problemeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku ende janë të pranishme “plagë të hapura”, deklaroi ish-komandanti i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali i pensionuar amerikan Uesli Klark.

Duke folur në tribunën “Çështje e mbetura të hapura të Ballkanit”, e mbajtur në Bruksel në kuadër të konferencës dyditore për konfliktet në mbarë botën, Klark theksoi se gjendja e sigurisë së Ballkanit dukshëm është përmirësuar në krahasim me vitet e 90-ta të shekullit të kaluar kur ai ishte në krye të forcave të NATO-s në Evropë, por paralajmëroi se BE-ja duhet të jetë pranishme në rajon në mënyrë të “vazhdueshme dhe të fuqishme”.

Duke potencuar se SHBA-ja ia ka lëshuar BE-së rolin udhëheqës në zgjidhjen e problemeve të Ballkanit, Klark theksoi se në rajon ende ka “plagë të hapura të cilat janë pasojë e viteve tragjike në të kaluarën”, si dhe se para popullatës lokale ekziston një detyrë e vështirë për pajtim dhe bashkëjetesë.

“Për shkak të kësaj është e nevojshme lidership i vazhdueshëm, i përgjegjshëm dhe i fuqishëm nga ana e BE-së me qëllim që duke punuar me liderë të zgjedhur lokal të krijohet dhe të zbatohet politikë e duhur e cila do të shpie drejt pajtimit dhe shërimit të domosdoshëm (të plagëve)”, potencoi Klark, i cili për momentin është anëtarë i Bordit drejtues të Grupit ndërkombëtar të krizave.

Gjenerali i pensionuar amerikan konsideron se BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare “shumë shpejt” i kanë lëshuar punët në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Autoritete (boshnjake) nuk po i kryejnë detyrat e tyre. Qeveria nuk është formuar dhe nuk promovohet mënyra e mirë e zhvillimit ekonomik. Kjo nuk mund të bëhet nën kushtet e tanishme dhe prandaj është e nevojshme lidership më i fuqishëm evropian”, konsideron Klark.

Duke iu referuar ngjarjeve aktuale në Kosovë, Klark vlerëson se autoritete kosovare duhet t’i marrin obligimet doganore në pjesën veriore të vendit.

“Nga ana tjetër, Serbia do të duhej që t’i lërë qytetarët në Veri të Kosovës. Ata çdoherë do të kenë ngjashmëri në kulturë, por ky nuk është vendi i tyre. Në pyetje është procesi i ngadalësuar i cili do të mund më lehtë të zbatohet me lidership më të fuqishëm ndërkombëtar”, konkludon Klark.

Në mesin e viteve të 90-ta Klark ishte i obliguar për planifikim të operacioneve të NATO-s për përkrahjen e forcave të Kombeve të Bashkuara në Bosnjë dhe Hercegovinë, ndërsa nga viti 1997 deri në vitin 2000 ishte komandant i forcave të Aleancës në Evropë. Ai ka kryesuar me sulmet e NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë dhe pas përfundimit të këtij operacioni është pensionuar

Gjithashtu lexo

Në çdo 32 kërkesa për azil, ja sa shqiptarë kanë mundur të përfitojnë

Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së në 2016-ën arriti në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *