Home / Lajme / Maqedoni / Vadefull: Bllokada e Maqedonisë nuk është zgjidhje evropiane

Vadefull: Bllokada e Maqedonisë nuk është zgjidhje evropiane

13 tetor-“Me siguri se palës greke edhe një herë duhet t’i themi se lidhshmëria e anëtarësimit të Maqedonisë në BE me kontestin për emrin – nuk është zgjidhje evropiane. Nga ana tjetër, ndoshta është qëllimmirë edhe Maqedonia të këshillohet të mos e theksojë Lekën e Madh, pasi që të gjithë së bashku duhet të shohim drejt të ardhmes. E nëse kjo bëhet me maturi, shoh gjasa të mira që të bëhet një hap përpara”, komenton Johan Vadefull.

Greqisë duhet t’i dëshmohet se lidhja anëtarësimit të Maqedonisë në BE me kontestin me emrin nuk është zgjidhje evropiane, deklaroi për Dojçe velen, Johan Vadefull, deputet në Bundestag nga partitë e BE-së, CDU dhe CSU.

“Pala gjermane do të insistojë vendet si Kroacia, Serbia e Mali i Zi të mos trajtohen më ndryshe se Maqedonia. Do të mbajmë llogari që Maqedonia të fitojë shans korrekte për negociata konkrete. Kjo nga vendi kërkon vazhdimin e reformave politike dhe ekonomike. Nuk duhet pasur puzë. Duhet të ketë lëvizje në drejtim të BE-së. Edhe kur ta ketë këtë tempo, BE-ja duhet ta vërejë dhe ta shpërblejë, thotë Vadefull”, raportues për Maqedoninë nga grupi i deputetëve CDU-CSU në Bundestag.

Ai theksoi se shqyrtimet në raportin e KE-së janë përputhur me pikëpamjet e tij personale për gjendjet në vend, para së gjithash në raport me kriteret politike për zgjedhjet e zbatuara me sukses, por edhe në raport me trendin e mirë në ekonomi, që është në drejtim të ekonomisë së tregut e cila do të funksionojë mirë. Edhe pse ka akoma detyra të cilat duhet të përpunohen, para së gjithash në sferën e lirisë së shprehjes dhe luftës kundër korrupsionit, për shkak të kontestit me emrin me Greqinë, Maqedonia për të tretën herë nuk e mori datën e dëshiruar për fillimin e negociatave.

I pyetur nëse është momenti tani kur Grqia pret solidaritet nga Evropa për shpëtim nga bankroti, dhe Unioni të kërkojë solidaritetin grek për zhbllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë ose ndoshta Unioni nuk është i interesuar për vendin e vogël nga Ballkani, Vadefull përgjigjet se marrëdhëniet me vendet e vogla ata gjithmonë i kanë konsideruar si shumë të rëndësishme. Kjo, thotë, ka të bëjë edhe për Maqedoninë, dhe prandaj nuk mund të thuhet se ka mosinteresim dhe se të gjitha vendet evropiane duhet të trajtohen në mënyrë të barabrtë.

“Me siguri se palës greke edhe një herë duhet t’i themi se lidhshmëria e anëtarësimit të Maqedonisë në BE me kontestin për emrin – nuk është zgjidhje evropiane. Nga ana tjetër, ndoshta është qëllimmirë edhe Maqedonia të këshillohet të mos e theksojë Lekën e Madh, pasi që të gjithë së bashku duhet të shohim drejt të ardhmes. E nëse kjo bëhet me maturi, shoh gjasa të mira që të bëhet një hap përpara”, komenton Johan Vadefull.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *