Home / Lajme / Maqedoni / Valmir Aziri drejtori i ri i Teatrit të Tetovës

Valmir Aziri drejtori i ri i Teatrit të Tetovës

19 tetor-Lajmin për emërimin e Azirit në krye të teatrit të Tetovës e ka konfirmuar edhe vetë ai I cili tha se që nga e mërkura do të jetë në vendin e punës.

Pas 8 muajve funksionim pa drejtor, Institucioni nacional Teatri i Tetovës prej ditës së mërkurë do të ketë edhe drejtorin e saj. Burime të televizioni Koha kanë bërë të ditur se në krye të teatrit të Tetovës është caktuar Valmir Aziri, drejtor i galerisë së arteve pamore në Tetovë. Aziri, pritet që të mërkurën të ulet në karrigen e të parit të teatrit të Tetovës, ku ky institucion gjatë këtij viti pothuajse nuk ka dhënë asnjë shfaqje ndërsa disa shfaqje që janë dhënë kanë qenë projekte individuale të aktorëve. Teatri I Tetovës, ngeli pa drejtor pasi q ëish drejtori Artan Skenderi dha dorëheqje nga ky post në fillim të këtij viti dhe që atëherë nuk ka drejtor.
Lajmin për emërimin e Azirit në krye të teatrit të Tetovës e ka konfirmuar edhe vetë ai I cili tha se që nga e mërkura do të jetë në vendin e punës.

Ndërkohë ditë më parë aktorët janë ankuar se vijnë dhe shkojnë në teatër dhe nuk punojnë asgjë ndërsa kanë shfaqur frikë se ministria e Kulturës mund të ndërpresë financimin e këtij institucioni.Ndryshe, deri në emërimin e ri të drejtorit në Galerinë e Arteve Pamore me këtë institucion do të udhëheq Behar Ferati

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *