Home / Lajme / Maqedoni / Veljanoski i kënaqur nga vlerësimet e KE-së për punën e Kuvendit

Veljanoski i kënaqur nga vlerësimet e KE-së për punën e Kuvendit

13 tetor-Prandaj, me të drejtë pres tani dhe këshilli i BE-së t’i respektojë këto principe dhe Republika e Maqedonisë të merr datë, dhe përfundimisht konteksti bilateral me fqinjin tonë jugor, të ndalojë që të jetë arsye për të gjitha bllokimet tona. E tërë kjo për të mirën e dhe të rajonit edhe të perspektivave evropiane, ndërsa edhe për të mirën e Bashkimit Evropian”, deklaroi Veljanoski.

Jam i kënaqur nga pjesa e Raportit të KE-së për përparim për Maqedoninë sa i përket Kuvendit, dhe i cili paraqet reflektim të punës së përbashkët të të gjithë deputetëve kolegë, edhe të shumicës edhe të opozitës, deklaroi sot kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanoski pas takimit me drejtoreshën për Maqedoninë në Drejtorinë për zgjerim të BE-së, Aleksandra Kas Granje.

“Ky është raporti i tretë, në të cilin Komisioni Evropian jep rekomandim që Republika e Maqedonisë të merr datë për fillimin e negociatave me BE-në. KE-ja për herë të tretë konfirmon ekzistim të standardeve evropiane të cilat gradualisht bëhen përditshmëria jonë dhe ndërtohen në sistemin tonë juridik. Prandaj, me të drejtë pres tani dhe këshilli i BE-së t’i respektojë këto principe dhe Republika e Maqedonisë të merr datë, dhe përfundimisht konteksti bilateral me fqinjin tonë jugor, të ndalojë që të jetë arsye për të gjitha bllokimet tona. E tërë kjo për të mirën e dhe të rajonit edhe të perspektivave evropiane, ndërsa edhe për të mirën e Bashkimit Evropian”, deklaroi Veljanoski.

Seanca parlamentare në të cilën do të shqyrtohet Raporti është caktuar për 17 tetor.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *