Home / Sport / Veron largohet nga futbolli

Veron largohet nga futbolli

Juan Sebastian Veron, futbollisti argjentinas i Estudiantes de la Plata, do t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur në fund të muajit tetor.

Ndeshja ndaj Racing e 31 tetorit do të jetë e fundit për mesfushorin 36-vjeçar për shkak të problemeve të shumta fizike që ai po kalon.

“Nuk mund ta duroj dot më dhimbjen”, u shpreh Veron, i cili nuk është rekuperuar ende plotësisht nga një operacion në gju që ka kryer para disa muajsh.

Juan Sebastian Veron ka luajtur me kombëtaren argjentinase Kupën e Botës Francë 1998, Kore-Japoni 2002 dhe Afrika e Jugut 2010.

Veron ka luajtur gjatë karrierës së tij me ekipe si Lazio, Inter, Manchester United dhe Chelsea.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *