Home / Lajme / Maqedoni / Vollebek:Edhe më tej do të ketë keqkuptime

Vollebek:Edhe më tej do të ketë keqkuptime

22 tetor-“Me vet faktin se edhe pas 10 vitesh jo të gjitha aspektet e MO janë implementuar deri tashi tregon se edhe pas dekagës së parë të marrëveshjes së ohrit mbetet për tu dëshiruar, prandaj ka mjaft punë që maqedonia të bëhet një shtet multietnik” tha Blerim Reka prorektor për hulumtime.

Ka keqkuptime në planin e arsimimit të integruar, sipas bisedave që kam zhvilluar me qeverinë kohëve të fundit del që duhet punuar më tepër në informimin e mirëfilltë në këtë plan, është shprehur Knut Vollebaek Komisari i lartë i OSBE-së për çështje të pakicave, pas debatit të sotëm që u realizua në UEJL në temën “Sfidat e pas Ohrit në ndërtimin e shtetit multietnik”. “Mendoj se ka keqkuptime në këtë plan të arsimit të integruar dhe nga ajo që kam biseduar kohëve të fundit duhet të punohet më tepër në informimin e asaj se çka në të vërtetë është kjo. Edhe më tej do ket keqkuptime dhe kjo është e shëndosh nuk duam shoqëri pa mospajtime por të njëjtat duhet të bazohen në realitet dhe jo me mungesë koncepti” deklaroi Knut Vollebaek Komisari i lartë i OSBE-së për çështje të pakicave. Ndërsa sa iu përket deklaratave të kohëve të fundit të disa politikanëve maqedonas për euroskepticizëm, Volebek ka deklaruar se Europa i duhet Maqedonisë, edhe pse kjo nuk do të thotë se me hyrjen në Europë do zgjidhen të gjitha problemet.“Europa është e rëndësishme për Maqedoninë dhe për tgjithë ne un vij nga Norvegjia që nuk është pjesë e BE por edhe më tej për ne BE është e rëndësishme , dhe nuk duhet të kënaqemi me atë se po tjemi pjesë e europës I kemi zgjidhur tërë problemet, por se vetëm do kemi ndihmë. E di që shum shtete të BE kanë të njëjtat probleme sikur maqedonia, prandaj ju kshilloj që tzgjidhni këto probleme që keni dhe besoj se kanë zgjidhje” tha Vollebaek
Drejtuesi i panelit, profesor Blerim Reka, pas këtij debati është shprehur se Maqedonia për fat të keq edhe pas dhjetë vitevetë nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit nuk funksionon si shtet multietnik. “Me vet faktin se edhe pas 10 vitesh jo të gjitha aspektet e MO janë implementuar deri tashi tregon se edhe pas dekagës së parë të marrëveshjes së ohrit mbetet për tu dëshiruar, prandaj ka mjaft punë që maqedonia të bëhet një shtet multietnik” tha Blerim Reka prorektor për hulumtime.Në debatin e djeshëm ajo që më tepër iu interesonte auditorit, ishte si Maqedonia mundë ti tejkaloj barikadat ndëretnike dhe të merr pamjen e vertetë të një shteti multietnik

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *