Home / Lajme / Maqedoni / Vrasja e Leutrimit-reagimet.Varrimi behet sot pas faljes se namazit te Iqindise ne Sllatine

Vrasja e Leutrimit-reagimet.Varrimi behet sot pas faljes se namazit te Iqindise ne Sllatine

5 tetor-Shkollën fillore e kreu në Sllatinë, në vendin e lindjes së tij në shkollën Eqrem Qabej. Pas përfundimit të shkollës fillore ai do të vazhdojë me shkollimin e mesëm dhe do të rregjistrohet në shkollën e mesme të bujqësisë. Ndonësë shkolla kërkon angazhimin e vet, Leutrimi për asnjë moment nuk do të largohet edhe nga punët e shpisë dhe do ti ndihmon prindit te tij ne çdo pune.

Leutrim Pajaziti, u lind më 10 dhjetor të vitit 1994 në fshatin Sllatinë, në një familje të urtë dhe të bujare. Si shumica e familjeve shqiptare edhe këta kanë bujqësinë si burim kryesor të jetesës. Leutrimi, qysh në moshën e re të tij, punoi bashkë me prindin e tij për të siguruar ekzistencën dhe shkollimin e tij. Ishte ndër më të urtit ndërsa gëonte respect nga të gjithë.

Shkollën fillore e kreu në Sllatinë, në vendin e lindjes së tij në shkollën Eqrem Qabej. Pas përfundimit të shkollës fillore ai do të vazhdojë me shkollimin e mesëm dhe do të rregjistrohet në shkollën e mesme të bujqësisë. Ndonësë shkolla kërkon angazhimin e vet, Leutrimi për asnjë moment nuk do të largohet edhe nga punët e shpisë dhe do ti ndihmon prindit te tij ne çdo pune.

Mirëpo në vitin e tretë, në motin 2011, më 4 tetor, shuhet si një yll, bie si një meteor.

Vritet për motive banale dhe të dobëta në qendër të Tetovës .

Vrasja është dënuar nga një numër I madh I qytetarëve, familjarëve, bashkëfshatarëve të cilët shprehin keqardhje dhe solidarizohen me familjen Pajaziti, në këto moment të vështira.

Në vazhdim po nxjerrim disa nga komentet e lexuesve tanë të rregullt në Web faqe.

“Nuk mundi ta kuptoj kete vetem per nje zenke duhet me e vra dike ! Qfare njeri qenka a nuk paska Zemer nuk ka kujtu se L. Pajaziti ka dhe familie edhe se ende fmi eshte 17 vjec ! Ngushllime per Familien Pajaziti”, shkruan Vlora.

“pershendetje nge gjermanija. Ligji shum i dobt asht atje per qdo gje, respecti esht shum ne nivel te dobet, e keto gjeja te regullohen pi popllit e jo me dhun ose me me polici”, shkruan lexuesi Qaza.
“me erdhi shum keq per lavdrimin po ishalla zoti e shtin ne xhenet se njerzimi vec celloj qka te bejn vrsje e ofendime e tej.. zoti ne xhenet me vejn shum keq”, shkruan Blerta.

“Me Vjen shum keq per Familjen . Shoket Shoqet Ngushllime Zoti Nxhenet . Nuk e kuptoj pse Sot e Ket Dite Ndodhin Ende Vrasje ., Nje Djal i Pafajshem vetem 17 Vjec ,, Qe Krejt Jeten e Ka Pas Para Veti O Zot :(“, shkruan Elda.

Varrimi i Leutrim Pajazitit nga fshati Sllatinë i vrarë dje në qendër të Tetovës do të bëhet gjatë ditës së sotme mbas namazit të iqindisë në varezat e fshatit Sllatinë.

Familja në orët e vona të ditës së djeshme e ka marë kufomën prej Klinikës të Tetovës.

Lamtumirën e fundit, Leutrimit pritet tja bëjnë edhe shumë shokë dhe miq nga Tetova dhe rrethina. Siç informojnë nga Shkolla e mesme profesionale “ Mosha Pijade” organizim për pjesëmarje në varim ka nga të punësuarit dhe nxënësit e shkollës. Ata në mënyrë të organizuar ora 14.30 do të nisen për në fshatin Sllatinë.

Informatat më të fundit që rjedhin nga shokët e viktimës thonë se konflikti ndërmjet dy të rijve ka nisur prej në shkollë dhe pas mbarimit të mësimit kanë pasur si pasojë edhe vrasjen në qendrën e qytetit.
Deri më tash nga ana e MPB-së nuk ka ndonjë informatë zyrtare për arsyet e vrasjes si dhe për faktin nëse është kapur vrasësi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *