Home / Lajme / Maqedoni / Vrasja e të riut Reagojnë OJQ-të

Vrasja e të riut Reagojnë OJQ-të

5 tetor- Kjo organizatë vlerson se institucionet e sistemit duhet të ndërmarrin më shumë përgjegjësi ndaj popullatës së re, në parandalimin e sjelljeve devijuese, sidomos kur bëhet fjalë për armëmbajtje nga ana e nxënësve të shkollave të mesme, të miturve dhe të rrinjëve . Ky koalicion kërkon masa më rigoroze ndaj atyre që mbajnë armë sidomos kur arma gjendet tek nxënësit

Koalicioni I organiziatave Rinore Sega ashpër dënon incidentin në Tetovë, me çrast një nxënës I shkollës së mesme ka vrarë një nxëmës poashtu të shkollës së mesme. Kjo organizatë vlerson se institucionet e sistemit duhet të ndërmarrin më shumë përgjegjësi ndaj popullatës së re, në parandalimin e sjelljeve devijuese, sidomos kur bëhet fjalë për armëmbajtje nga ana e nxënësve të shkollave të mesme, të miturve dhe të rrinjëve . Ky koalicion kërkon masa më rigoroze ndaj atyre që mbajnë armë sidomos kur arma gjendet tek nxënësit.Pa narrë parasysh rrethanat e vrasjes e një të riu, Koalicioni Sega, vlerëson se këto sjellje të të rrinjëve duhet të dënohen nga të gjithë dhe është më se e enevojshme që edukohen para se gjithash një sjellje më të ndërgjegjshme duhet të ketë edhe familja si institucion, e cila sot është dhënë pas ekzistencës dhe ka lënë anash vlerat e edukimit të të rrinjëve. Sipas Elizabeta Filiposka, përfaqësuese e këtij koalicioni sipas hulumtimeve të bëra me 1040 të rri në Maqedoni, gjendja e rëndë ekonomike dhe mosinteresimi I shoqërisë ka bërë që më shumë të ndikohet në përhapjen e dukurive devijuese.45 përqind e të anketuarve kanë shfaqur nevojën që në mënyrë të vazhdueshme të bëhet edukimi I të rrinjëve për pasojat që sjellin dukuritë devijuese ku bën pjesë edhe dhuna me armë. 39 përqind e të anketuarve të rri, theksojnë se familja luan një rol të rëndësishëm tek edukimi I fëmijëve kurse edhe institucionet si Qendra për Punë socilae, JOQ-të, MPB-ja, të ndërmarrin aktivitetet parandaluese për zvogëlimin e dhunës ndërsa duhet të përforcohet edhe puna në teren drejtpërdrejt me nxënësit”, thotë Filiposka. Ndryshe dje në mesditë në rrethana edne të pasqaruara nga një moshatar I tij u vra 17 vjeçari Leutrim Pajaziti nga fshati Sllatinë, nxënës I shkollës së mesme të bujqësisë në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *