Home / Lajme / Maqedoni / Vritet një i ri në mes te Tetovës

Vritet një i ri në mes te Tetovës

4 tetor-Vazhdon seriali i vrasjeve në Tetovë. Një tjetër vrasje është rregjistruar sot në qytetin e Tetovës. kur për pasojë ka mbetur i vdekur një i ri ende në rrethana të pasqaruara. Sipas policisë pas një zënke të dy adoleshentëve që ka ndodhur rreth orës 13.25 minuta, në rrugën Marshal Tito, pranë bibliotekës së Tetovës mësohet se është vrarë 17 vjeçari Lavdrim Pajaziti nga fshati Sllatinë, komuna e Tearcës, nxënës i shkollës së mesme të bujqësisë. Policia informoi se ka një të dyshuar nga Shkupi dhe është vënë në kërkim të tij.

Vazhdon seriali i vrasjeve në Tetovë. Një tjetër vrasje është rregjistruar sot në qytetin e Tetovës. kur për pasojë ka mbetur i vdekur një i ri ende në rrethana të pasqaruara. Sipas policisë pas një zënke të dy adoleshentëve që ka ndodhur rreth orës 13.25 minuta, në rrugën Marshal Tito, pranë bibliotekës së Tetovës mësohet se është vrarë 17 vjeçari Lavdrim Pajaziti nga fshati Sllatinë, komuna e Tearcës, nxënës i shkollës së mesme të bujqësisë. Policia informoi se ka një të dyshuar nga Shkupi dhe është vënë në kërkim të tij.
Vrasje në Tetovë. Pas një zënke të dy adoleshentëve që ka ndodhur sot rreth orës 13 vritet 17 vjeçari (Lavdrim Pajaziti) nga fshati Sllatinë, nxënës I shkollës së mesme të bujqësisë. Sipas informatave jozyrtare,pas një fjalosjeje mes dy të rinjëve , vrasësi I të njëjtës moshë nxjer revolen dhe shtynë dy plumba në gjoks të cilët kanë qenë vdekjeprurës për të riun nga fshati Sllatinë.
Të njëjtit I është dhënë ndihma e menjëhershme nga kalimtarë të rastit dhe nga ndihma e shpejtë drejtohet për në klinikën e Tetovës ku edhe kanë konstatuar vdekjen. Shkaku I ardhjes deri te zënka ende nuk dihet ndërsa policia e tetovës është duke punuar në zbardhjen e rastit. E vetmja gjë që dihet është se dëshmitari është në polici dhe punohet për zbardhjen e identitetit të vrasësit.
“Sipas informacioneve të deritanishme me të cilët disponon Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, sot rreth orës 13, 30 minuta, në afërsi të bibliotekës së qytetit, më saktësisht para qendrës së kulturës në 17 vjecarin L.P nga fshati Sllatinë, me armë zjarri, me siguri me revole, e ka gjuajtur një 18 vjecar nga Shkupi, I cili është ende në arrati, por indetiteti I tij ëhstë I njohur për organet e Policisë, të cilët marrin masa intenzive për gjetjen dhe arrestimin e tij. Është kryer hetim në vendine ngjarjes nga SPB-ja e Tetovës nga gjykatësi hetues dhe prokurori public. Në vend ngjarje janë gjetur dy gëzhoja të revoles së kalibrit të vogël. Trupi I pajetë është dorëzuar për obduksion”, tha Marjan Josifovski, zëdhënës I policisë së Tetovës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *