Home / Lajme / Maqedoni / Zgjerohen hetimet për shoferin e USHT-së

Zgjerohen hetimet për shoferin e USHT-së

18 tetor-“Po vijojnë kërkimet intensive në hapësirën dhe territorin ku është gjetur makina. Në kërkim janë aktivizuar edhe qentë kërkues, ndërsa janë marrë edhe gjurmë plotësuese pranë makinës dhe zonës përreth, të cilat janë pjesë e analizave hetimore”, theksoi Josifovski, i cili ka shtuar se zona e kërkimit vijon në një largësi deri në 3 kilometra.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka shtuar hetimet dhe kërkimet për shoferin e zhdukur të rektorit të USHT-së.

Zëdhënësi i SPB-së në Tetovë, Marjan Josifovski deklaroi se janë shtuar ekipet e kërkimit në terren, por po realizohen edhe hetimet speciale dhe plotësuese për të ardhur në gjurmët e para të zhdukjes së Naser Selmanit, shoferit të rektorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), i cili rezulton i zhdukur nga dita e premte në orët e mbrëmjes, ku më pas makina e tij u gjet në rrugën Gostivar – Kërçovë, pranë pikës së lartë malore Strazhë.

Vetura është gjetur e parkuar në një stazh të pyllit, me dyer jo të mbyllura me çelës.

“Po vijojnë kërkimet intensive në hapësirën dhe territorin ku është gjetur makina. Në kërkim janë aktivizuar edhe qentë kërkues, ndërsa janë marrë edhe gjurmë plotësuese pranë makinës dhe zonës përreth, të cilat janë pjesë e analizave hetimore”, theksoi Josifovski, i cili ka shtuar se zona e kërkimit vijon në një largësi deri në 3 kilometra.

MPB njëkohësisht ka marrë edhe deklaratat e familjarëve e miqve më të ngushtë dhe të punonjësve të universitetit për zbardhjen e motiveve të zhdukjes. Disa orë pas zhdukjes, shoferi Selmani ishte kërkuar në numrat e tij celular, por nuk janë hapur.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *