Home / Lajme / Maqedoni / ‘Zgjohu’ përshëndet ndërprerjen e regjistrimit

‘Zgjohu’ përshëndet ndërprerjen e regjistrimit

12 tetor-Dorëheqja morale nga drejtoresha Novkovska është akti më i vogël që ajo mund të ndërmarrë pas gjithë këtyre zhvillimeve. Asnjë regjistrim nuk do ta ketë besimin e plotë të qytetarëve gjer ne reformimin e tërësishëm të Entit Shtetëror për Statistikë.

Lëvizja qytetare “Zgjohu” e përshëndet vendimin e Komisionit Shtetëror për Regjistrim për dorëheqje kolektive dhe për përfundim të këtij procesi të shoqëruar me paqartësi dhe tendenca të rrezikshme për marrëdhëniet ndëretnike në vend.

“Zgjohu” gjykon që ky epilog vjen si rezultat i menaxhimit katastrofal të këtij procesi nga ana e Entit Statistikor nëpërmjet përpilimit tendencioz të metodologjsë për regjistrim që ishte në kundërshtim të plotë me Ligjin për Regjistrim. Kërcënimet që ju drejtoheshin regjistruesve të përcjella me apele për të vepruar në kundërshtim me ligjin për Regjistrim nga ane e Entit për Statistikë, sollën deri në një situatë të rrezikshme në teren midis regjistruesve si dhe konfuzion tek qytetarët.

Gjithashtu, interpretimet e ndryshme të anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Regjistrim reflektuan tek qytetarët dhe vet regjistruesit, duke dhënë kontribut në acarimin e marrëdhënieve midis çifteve regjistruese që komprometonte procesin. Dorëheqja kolektive nga të gjithë anëtarët reflekton shqetësimet e të gjitha komuniteteve në Maqedoni për mbarëvajtjen e procesit.

“Zgjohu” përgëzon anëtarët shqiptar të KSHR për vigjilencën dhe guximin për ta ndalur përpjekjen maqedonase për t’i falsifikuar të dhënat e regjistrimit nëpërmjet kërcënimeve ndaj regjistruesve dhe përpunimit tendencioz të të dhënave në entin statistikor të pastër etnikisht dhe me mendje të pa reformuar”, thuhet në komunikatën e “Zgjohu”-t.

“Për këto arsye, përveç te KSHR, përgjegjësia absolute për dështimin e procesit bie mbi Entin Shtetëror për Statistikë dhe drejtoreshën Bllagica Novkovska. Ky Ent që solli një metodologji në kundërshtim me ligjin dhe që funksionon në baza monoetnike dhe përjashtuese për të gjithë të tjerët, është burimi i të keqes dhe prodhimit të tensioneve midis komuniteteve.

Dorëheqja morale nga drejtoresha Novkovska është akti më i vogël që ajo mund të ndërmarrë pas gjithë këtyre zhvillimeve. Asnjë regjistrim nuk do ta ketë besimin e plotë të qytetarëve gjer ne reformimin e tërësishëm të Entit Shtetëror për Statistikë.

Kjo vërtetohet edhe nga deklaratat kaotike dhe post-festum të VMRO DPMNE që dëshmojnë drojën e tyre për realitetin e ri etnik në Maqedoni ku shqiptarët po hapërojnë me hapa gjigant drejt barazisë numerike me maqedonasit”, qëndron më tej në reagimin e “Zgjohu”-t.

Lëvizja Zgjohu është e bindur që Ligji për regjistrim gjithashtu duhet të pësojë ndryshime duke larguar eksperimentin e regjistrimit në çifte bashkë me disa ndryshime tjera.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *