Home / Lajme / Maqedoni / Zhduket pa nam e nishan vozitësi I rektorit të USHT-së

Zhduket pa nam e nishan vozitësi I rektorit të USHT-së

17 tetor-
Rasti në polici është paraqitur nga ana e sekretarit teknik të universitetit. Ai i ka deklaruar policisë se “pasi kishin vërejtur se punonjësi i tyre vonon të kthehet në punë, disa herë kanë provuar ta thirrin në telefonin zyrtar që e ka pasur me vete, por ai nuk u është përgjigjur këtyre thirrjeve”.

Tre ditë pas humbjes së gjurmëve, ende nuk dihet asgjë mbi fatin e 31 vjeçarit Naser Selmani nga Gostivari. Ai është baba i tre fëmijëve dhe banon në lagjen “Pitarnicë”, kurse është i punësuar në USHT si shofer personal i rektorit Agron Reka, njofton korrespodenti i gazetës KOHA nga Gostivari. Selmani ka dalë gjatë orarit të punës për të kryer disa obligime dhe nuk është paraqitur më në vendin e punës. Policia, por as edhe familjarët, nuk kanë njoftuar se cilat janë arsyet e humbjes, nëse bëhet fjalë për rrëmbim ose humbje gjurmësh për arsye të tjera.
Vonesa për një kohë të gjatë është vërejtur nga stafi i universitetit, prej nga më pas janë alarmuar organet e rendit. Rasti në polici është paraqitur nga ana e sekretarit teknik të universitetit. Ai i ka deklaruar policisë se “pasi kishin vërejtur se punonjësi i tyre vonon të kthehet në punë, disa herë kanë provuar ta thirrin në telefonin zyrtar që e ka pasur me vete, por ai nuk u është përgjigjur këtyre thirrjeve”.
Pas informimit të organeve të rendit, këto të fundit kanë filluar kërkimet. Një ditë më pas, policia ka mund të bie në gjurmët e automjetit, por jo edhe të shoferit Selami.
“Më 15 tetor, diku rreth orës 1 në magjistralen Gostivar – Kërçovë, dy kilometra para kthesës në vendin e quajtur ‘Strazhë’ në një rrugicë pyjore është gjetur vetura ‘Mercedes’ që e ka drejtuar ai, megjithatë personi nuk ka qenë aty. Dy ditë radhazi tërësisht është kontrolluar pjesa për rreth malit ku është gjetur automjeti, por kërkimet kanë rezultuar pa sukses”, thotë zëdhënësi i policisë për rajonit e Pollogut, Marjan Josifoski. Nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Tetovë, njoftojë se vazhdojnë kërkimet intensive për gjetjen e tij, ndërkohë që është duke u punuar në zbardhjen e gjitha detajeve lidhur me këtë rast. Ndërkaq, Universiteti Shtetëror i Tetovës nuk ka pranuar të komentojë rreth rastit. Shefi i sektorit për informim Selam Sulejmani, është shprehur se është marrë qëndrim të mos flitet rreth humbjes së shoferit të rektorit, Naser Selmani

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *