Home / Lajme / Maqedoni / Zhelina po ndryshon

Zhelina po ndryshon

17 tetor-Investimet e këtilla në fillim u pritën shumë keq shprehet kreu i komunës së Zhelinës, por më vonë u kuptua se çdo gjë shkon në përmirësim të kulaitetit të jetës së qytetarëve, dhe kjo bëri që me kofinancim me banorët të fillojnë edhe disa projekte të tjera në vendbanimet e kësaj komune. Kryetari Izairi, shprehet se ka marre mbeshtetje edhe nga lideri i BDI-se Ali Ahmeti per disa investime dhe pret qe ne kete drejtim te leshohen mjete financiare nga dikasteret qe udhehiqen nga BDI-ja.

Pas gjashtëdhjetë vitësh në geto pjesa e epërme e Komunës së Zhelinës arrin të ketë ujë për pije kanalizim dhe rrugë, pas një kohe të gjatë shkëputjeje nga civilizimi. Investimet në infrastrukturë janë bërë nga Komuna e Zhelinës, por interesante është se këto investime realizohen edhe përkundër gjendjes së vështirë financiare që ka komuna, pasi që gjatë kohë kjo komunë ka edhe xhirllogari të bllokuar. Falë participimit të qytetarëve, ne arritëm ti relizojmë këto projekte grandioze shprehet Fatmir Izairi, kryetar i Komunës së Zhelinës dhe arritëm të kemi uj për pije.

“Është e vërtet se komuna jonë ka pasur shumë probleme dhe nuk them që nuk i ka ende, por nuk është fshetsi ajo që për ta realizu një projekt pikërisht kjo që u bë në Zhelinë komplet ujsjellsi dhe 90 përqind e kanalizimit, ne qëndruam fortë në atë se e dinim ku do del dhe isha i bindur se do del mir. Kjo u realizua falë menaxhimit tim, të qytetarëve dhe ndryshimit të bindjes tek qytetarët nuk ka askund në botë uj , menjanim të ujrave tzeza bërllogurt pa participim të tyre dhe pa pages të taksave të tyre” deklaroi Fatmir Izairi kryetar i Komunës së Zhelinës.

Sekretari i bashkësisë lokale, Rushit Jusufi dhe banorët, janë shprehur se mundësi ndryshe për investim në krizë financiare të komunës nuk ka dhe kjo ishte mundësia e vetme për ta përmirësuar infrastrukturë.

“Normalisht kjo ishte rruga e vetme për të marrë mjete edhe prej fondeve. Po pa participim e dimë se nuk ka investime, ndoshta është shuma pak e madhe për qytetarët se kan kriz por kjo është rruga e vetme dhe mendojmë se dalëngadalë do arrim ti sosim këto punë në Zhelinë”, tha Jusufi.

Investimet që janë bërë në pjesën e epërme të Zhelinës janë të mirëseardhura edhe nga ana e banorëve të kësaj pjese.

“Pjesa e epërme e Zhelinës ka qenë me rrymë monofazë dhe mungesa e defekte të mëdha nëpër shtëpia. U përmirësua situata, një në ujsjellës që ishte i vjetër dhe shpesh gjatë verës kishim probleme me ujin për pije, dhe e treta në rregullimin e infrastrukturës rrugore ku një pjesë e mirë e fshatit mbeti e pakalueshme” thotë një banor në këtë lagje.
Investimet e këtilla në fillim u pritën shumë keq shprehet kreu i komunës së Zhelinës, por më vonë u kuptua se çdo gjë shkon në përmirësim të kulaitetit të jetës së qytetarëve, dhe kjo bëri që me kofinancim me banorët të fillojnë edhe disa projekte të tjera në vendbanimet e kësaj komune. Kryetari Izairi, shprehet se ka marre mbeshtetje edhe nga lideri i BDI-se Ali Ahmeti per disa investime dhe pret qe ne kete drejtim te leshohen mjete financiare nga dikasteret qe udhehiqen nga BDI-ja.
Izairi, tha se edhe në pjesën e Dërvenit janë bërë investime infrastruktorore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *