Home / Lajme / Maqedoni / Zhozep Dol: është i mundur zhbllokim i i eurointegrimit të Maqedonisë

Zhozep Dol: është i mundur zhbllokim i i eurointegrimit të Maqedonisë

7 tetor-Në pyetjen nëse pas tre viteve pritje prej rekomandimit të parë të Komisionit evropian, përfundimisht do të fillojnë negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, eurodeputeti francez thekson: “Ju e dini mirë se kjo është për shkak të problemit me ’emrin famoz’, unë shpresoj se do të gjendet zgjidhje, në mënyrë që të zhbllokohet situata”.

Kryetari i grupit politik të Partive popullore në Parlamentin evropian, francezi Zhozep Dol, në deklaratën për MIA-n vlerëson se është e mundur që të zhbllokohen proceset eurointegruese për Maqedoninë.

Zhozep Dol është i bindur se raporti i Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë do të jetë pozitiv dhe se sipas disponimit në grupin më të madh politik në PE, atij të Partive popullore, Komisioni do ta prësërisë rekomandimin për fillim të negociatave.

Në pyetjen nëse pas tre viteve pritje prej rekomandimit të parë të Komisionit evropian, përfundimisht do të fillojnë negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, eurodeputeti francez thekson: “Ju e dini mirë se kjo është për shkak të problemit me ’emrin famoz’, unë shpresoj se do të gjendet zgjidhje, në mënyrë që të zhbllokohet situata”.

Në rast se nuk gjendet zgjidhje për problemin me emrin, kryetari i grupit të Partive popullroe konsideron se “megjithatë ekzistojnë zgjidhje”.

“Evropa është e ndërtuar me kompromise dhe jam i bindur se do të gjendet zgjidhje edhe për Maqedoninë. Unë e vizitova Maqedoninë, e njoh mirë dosjen e saj, ajo po përparon mirë pa zhurmë të amdhe dhe jam i bindur se do të gjejmë zgjidhje. ne duhet të gjejmë zgjidhje për Ballkanin, sepse ai rajon është sshumë i rëndësishëm për Evropën dhe për atë arsye Ballkani shumë shpejt duhet të bëhet pjesë e Evropës”, tha në deklaratën për MIA-s, kryetari i Partive popullore në Parlamentin evropian, Zhozep Dol.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *