Home / Lajme / Maqedoni / Zjarr në hotelin ku është vendosur emiri i Katarit

Zjarr në hotelin ku është vendosur emiri i Katarit

18 tetor-Nga drejtoria e hotelit “Aleksandar Palace” përmes një komunikate janë njoftuar mediat se nuk ka pasur zjarrë, përveç se djegies së një llambe në korridorin e hotelit, ndërsa zjarrëfikësit ishin thirrur për shkaqe sigurie

Hoteli “Aleksandar Palace” mbrëmë është përfshirë nga zjarri në pjesën e kulmit, që ka shkaktuar një panikë tek delegacioni i lartë i Katarit i udhëhequr nga emiri Al Tani.

Zjarri ka shpërthyer para darkës solemne të organizuar në këtë hotel ku ishte i pranishëm edhe presidenti Gjorgje Ivanov dhe më pas me vonesë edhe kryeministri Nikolla Gruevski.

Deri tek zjarri ka pasuar pas një elektrizimi të dritave që shkaktuan zjarrin, me ç`rast delegacioni i Katarit dhe sigurimi i emirit Sheik Hamad bin Kalifa Al Tani ka reaguar dhe ka ndjekur nga afër incidentin.

Pas 20 minutave zjarri është shuar me intervenimin e një ekipi zjarrfikësish. Pjesëmarrësit kanë theksuar se mysafirët kanë qenë në panikë dhe të shqetësuar nga ngjarja, ndërsa tek emiri Al Tani është shprehur edhe nervozizëm.

Nga drejtoria e hotelit “Aleksandar Palace” përmes një komunikate janë njoftuar mediat se nuk ka pasur zjarrë, përveç se djegies së një llambe në korridorin e hotelit, ndërsa zjarrëfikësit ishin thirrur për shkaqe sigurie.

Edhe përkundër zjarrit, delegacioni i Katarit i përbërë prej 100 veta, përfshirë 12 ministrave natën e ka kaluar në hotelin e lartpërmendur, që është një nga më ekskluzivët në Shkup. Emiri i Katarit për herë të parë po qëndron për vizitë dyditore në Maqedoni. Gjatë vizitës së tij dje u nënshkruan marrëveshje në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar dhe mundësinë e tërheqjes së investimeve të Katarit në Maqedoni. Emiri Al Tani gjithashtu u dekorua nga presidenti Ivanov me dekoratën e lartë shtetëror “8 Shtatori” në shenjë mirënjohje për angazhimin e tij për paqen

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *