Home / Lajme / Maqedoni / 10 bursa për studentët e Tetovës

10 bursa për studentët e Tetovës

Përndryshe, ambasadori Pedrollo është president i grupacionit italian “Pedrollo”. Në vitin 2008, me rastin e katërmbëdhjetë vjetorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës u shpall “Doktor Honoris Cauza” nga rektori i atëhershëm Prof. Dr. Sadi Bexheti, me motivacion për kontribut të jashtëzakonshëm në sferën e arsimit, kulturës dhe avancimit të vlerave qytetare, me theks të veçantë në trojet shqiptare.

Për herë të tretë radhazi fondacioni “Pedrollo” ndau dhjetë bursa të plota për studentët e talentuar të dy universiteteve në Tetovë. Ceremonia solemne e ndarjes së bursave u bë në komunën e Tetovës nga kryetari i komunës Prof. Dr. Sadi Bexheti dhe përfaqësuesi i fondacionit “Pedrollo”, z. Antonin Paloka.
Me këtë rast, kryetari Bexheti falënderoi fondacionin “Pedrollo” për ndihmën që u jep studentëve nga Tetova. “U jemi mirënjohës miqve tanë nga Italia që tashmë për disa vite radhazi ndajnë bursa për studentët tanë. Besoj që kjo do të jetë një motivim për studentët tanë që të vazhdojnë studimet e tyre me arritje të larta”, tha Bexheti.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i fondacionit “Pedrollo”, Antonin Paloka, theksoi se këto bursa jepen me qëllim që studentët të vazhdojnë arsimimin e tyre me rezultate të larta, sepse në këtë mënyrë kontribuojnë për veten, shoqërinë dhe për qytetin e tyre.

Ndryshe, edhe këtë vit kjo iniciativë u nis nga themeluesi i fondacionit, ambasadori Silvano Pedrollo, si pjesë e bashkëpunimit të ngushtë me komunën e Tetovës. Përndryshe, ambasadori Pedrollo është president i grupacionit italian “Pedrollo”. Në vitin 2008, me rastin e katërmbëdhjetë vjetorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës u shpall “Doktor Honoris Cauza” nga rektori i atëhershëm Prof. Dr. Sadi Bexheti, me motivacion për kontribut të jashtëzakonshëm në sferën e arsimit, kulturës dhe avancimit të vlerave qytetare, me theks të veçantë në trojet shqiptare.

Ndërkaq, për meritat e tij, ambasadori Silvano Pedrollo është nderuar edhe nga shumë institucione tjera, në disa vende të botës. Ka mbështetur financiarisht shumë projekte për ndërtimin e shkollave në Kosovë dhe Shqipëri, Universitetin bujqësor të Tiranës, ka ndihmuar botimin e shumë veprave letrare të autorëve shqiptarë, gazetarinë dhe sportin shqiptar. Solidaritetin e tij prej humanisti të madh sidomos e ka shprehur me rastin e dëbimit të shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë. Si mbështetës i madh, qysh në krijimin e tij më 1995, është zgjedhur President i Çmimit “Anton Mazreku”, i cili ndan çmime në fushën e sportit dhe gazetarisë, që më vonë u ndërkombëtarizua dhe shpalli fitues të tij edhe gazetarë të huaj të shquar. Është President i Komisionit të çmimit letrar kombëtar “Serembe” dhe sponsor i vetëm i tij, që jepet nga Klubi i Artistëve të Laçit në bashkëpunim me grupin industrial “Pedrollo”.

Ambasadori Silvano Pedrollo është nderuar me shumë çmime të rëndësishme, në shumë vende të Evropës dhe më gjerë: Në Montreal i është ndarë Çmimi “sipërmarrës më i mirë i vitit 2001”,në vitin 1999 u nderua me titullim “Doktor Honoris Causa” në Universitetin për ekonomi dhe teknologji “Kremenchuk” të Ukrainës.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *