Home / Lajme / Maqedoni / 10 vjet nga themelimi i UEJL-së

10 vjet nga themelimi i UEJL-së

20 nëntor-Me mirënjohje në këtë ceremonial janë nderuar edhe të gjithë shtetet evropiane që kanë kontribuuar për ndërtimin e këtij universiteti. Në fund të këtij manifestimi, UEJL dhe Universiteti i Indianës, kanë nënshkruar edhe kontratën e vazhdimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve

Me një dokumentar prej dhjetë minutash ku përfshiheshin dhjetë vitet e suksesshme të UEJL-së, ka filluar sot manifestimi jubilar i dhjetëvjetorit të këtij universiteti.Që nga fillimi e deri tani, ky universitet ka nxjerrë mbi 5000 studentë, ka deklaruar rektori i UEJL Zamir Dika. Ai këtë ditë e ka cilësuar si një simbolikë që nxjerr në shesh idealin e fortë të këtij institucioni. “Simbolikë që konfirmon idealin e fortë të themelimit të këtij universiteti i cili përveç që promovoi gjuhën shqipe në arsimin e lartë arriti të krijojë një mjedis shumë kulturor e shumë gjuhësor në qasje dhe e gjithë kjo në kuadër të programeve studimore që janë të krahasueshme me ato evropiane dhe amerikane. Universiteti nëpërmjet projekti të quajtur SEEU 2.0 synon të përfaqësoj fuqishëm modelin e një universiteti modern e të integruar në udhëheqje bashkëkohore të përbërë nga bordi I universitetit dhe me një strukturë të shkëlqyeshme njerëzish”, tha Zamir Dika, rektor i UEJL-së. “10 vite ekzistim për një Universitet ndoshta është periudhë e shkurtër por sot merr një dimension historik që patjetër se do të lë gjurmë pas vetes. Në këtë kontekst mendojmë në dinamikën e zhvillimit dhe mënyrën e themelimit dhe misionin pa harruar ndikim që kishte vitet e kaluara në rrjetin e arsimit të lartë në Maqedoni” , tha Pançe Kralev, Ministër i Arsimit. Nisma për themelimin e këtij universiteti ishte e komisionarit të lartë të OSBE-së për pakicat, Max Van der Stoel, i cili kishte për synim të promovojë gjuhën shqipe në arsimin sipëror. Me këtë rast UEJL, autorit të themelimit të këtij institucioni të lartë arsimor i ka ndërtuar një bust në hyrje të universitetit, i cili u zbulua nga fëmijët e tanimë të ndjerit Shtoel. “Babai im do ishte shumë i kënaqur. Unë në praninë e motrës sime dua të falënderoj bordin dhe sekretarin e përgjithshëm për ftesën që të jemi pjesë e kësaj ceremonie të sotme dhe për pritjen e ngrohtë që na bëtë”, Scipio Shtoel, i biri i Max VanDer Shtoel. Me mirënjohje në këtë ceremonial janë nderuar edhe të gjithë shtetet evropiane që kanë kontribuuar për ndërtimin e këtij universiteti. Në fund të këtij manifestimi, UEJL dhe Universiteti i Indianës, kanë nënshkruar edhe kontratën e vazhdimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *