Home / Sport / 11 Oktomvri-Shkëndija ora 11:00, vendim i çuditshëm i FFM-së

11 Oktomvri-Shkëndija ora 11:00, vendim i çuditshëm i FFM-së

Se Federata e Futbollit të Maqedonisë ka kohë që ka ‘humbur rrugën në obor të vet’ nuk është ndonjë gjë e re, mirëpo vendimi i ndryshimit të orarit të ndeshjes së javës së 13-të kampionale mes 11 Oktomvrit dhe Shkëndijës kalon çdo kufi të normales.

Ndeshja kampionale e javës së 13-të të Ligës së Parë të futbollit në vend, mes 11 Oktomvrit dhe Shkëndijës do të zhvillohet të shtunën në stadiumin ‘Mlladost’ në Strumicë, me fillim në orën 11:00. Se Federata e Futbollit të Maqedonisë ka kohë që ka ‘humbur rrugën në obor të vet’ nuk është ndonjë gjë e re, mirëpo vendimi i ndryshimit të orarit të ndeshjes së javës së 13-të kampionale mes 11 Oktomvrit dhe Shkëndijës kalon çdo kufi të normales. Dihet se ndeshjet e javës së 13-të në LPFM në program janë ditën e shtunë me fillim në orën 13:00, ndërsa gjithashtu dihet se skuadra e 11 Oktomvrit është e dënuar dhe ndeshjet i luan në teren neutral. Të mësuar nga përvoja paraprake të skuadrës nga Prilepi, pritej që dueli edhe kësaj rradhe të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Strugë, aty ku 11 Oktomvri priti paraprakisht Sileksin. Mirëpo drejtuesit e skuadrës nga Prilepi këtu filluan ‘lojën’ e tyre duke kërkuar nga kryesia e Shkëndijës që të luajnë të premten në Strumicë. Vërtet e çuditshme? Edhe kërkojnë shërbim, edhe të bëjnë të ‘çmendur’, të pranosh një vendim kundër interesit tënd. Drejtuesit e Shkëndijës vlerësojnë maksimalisht çdo skuadër futbolli në Maqedoni, duke filluar prej Ligës së Parë deri në të fundit dhe këtu nuk është përjashtim as 11 Oktomvri. Mirëpo gjithashtu nuk mund të pranojnë t’i bëjnë qef dikujt, në dëm të interesit personal të klubit të tyre, kështu që përgjigja drejt prilepasve ishte negative. Dhe pasi Shkëndija nuk pranoi këtë ofertë, 11 Oktomvri u drejtua në tjetër vend për të kërkuar ndihmë, në organet e FFM-së, ku si zakonisht janë të gatshëm për të dhënë vendime eksprese kundër Shkëndijës. Dhe si ‘rufe nga qielli i pastërt’ të mërkurën në faqen zyrtare të FFM-së del lajmi se ndeshje në fjalë do të luhet në Strumicë në orën 11:00. Pse??? Tani ky vendim hap shumë dilema tjera?! D.m.th. paraprakisht pasi tereni në Strumicë është i zërë, Bellasica e cila luanë në këtë stadium, deshjen e saj në kuadër të Ligës së Dytë me Korabin do të zhvillojë të shtunën në orën 13:00. Tani këtu del ‘bishti’ i kërkesës së 11 Oktomvrit që me Shkëndijën të luajnë të premten. Por pasi kampionët e vendit nuk pranuan këtë kërkesë, FFM-ja vendos që ndeshja të luhet në Strumicë në orar të ‘çmendur’, ora 11:00. Pse??? Vallë s’ka stadium tjetër në Maqedoni ku 11 Oktomvri mund të luajë?! A nuk luajtën në Strugë në ndeshjen e fundit si vendas me Sileksin?! Nëse në një mënyrë ata vetes i arsyetojnë se ndoshta Shkëndija në Strugë do të kishte mbështetje të madhe nga tribunat, është e drejta e tyre të ndrojnë vendin e zhvillimit të ndeshjes dhe Strumica nuk shkakton kurfarë problemi për Shkëndijën. Mirëpo nëse ky stadium të dielën është i zërë pasi ka angazhime tjera, ndërsa të shtunën do luajë Bellasica, atëherë nuk kuptojmë insistimin e prilepasve dhe FFM-së që në çdo kusht ky takim të luhet në Strumicë, madje duke ndruar orarin dhe duke e caktuar fillimin e takimit për paraditën e të shtunës. S’do mend se Shkëndija do të gjejë forcë dhe do të mund 11 Oktomvrin në Strumicë, pasi ka kapacietet ta bëjë këtë edhe para dite edhe pas dite, edhe ditën edhe natën, edhe në Strumicë edhe në Prilep, po edhe ku do tjetër në Maqedoni. Por mllefi vjen nga fakti se ky vendim meret me të vetmin qëllim, që tetovarët të kenë udhëtim sa më të largët dhe më të lodhshëm, që automatikisht bën më të vështirë udhëtimin më masiv të tifozerisë tetovare. Ku do në botë futbolli luhet për shikues dhe prania e tyre zbukuron këtë sport, ndërsa këtu te ne në Maqedoni, skuadra e vetme që posedon numër të madh të tifozerisë që janë të dashuruar në futbollin dhe skuadrën e tyre, drejtuesit e FFM-së në lloj-lloj mënyre tentojnë t’i largojnë nga tribunat. Kjo nuk është e drejtë dhe aspak korrekte dhe shqiptarët në shtëpinë e futbollit në vend duhet të reagojnë për këtë vendim dhe dëmtim ndaj krenarisë kombëtare në Maqedoni, Shkëndijës. FFM-ja tenton të dëmtojë një skuadër cilësore, që investon kapital të jashtëm në futbollin e Maqedonisë, ndoshta me qëllim të largimit të tyre nga ky vend. Por mënyra e këtillë e punës dhe e funksionimit është duke u kthyer si ‘bumerang’, pasi duke dashur të dëmtojnë shqiptarët mësojnë se ata janë edhe më të fortë dhe edhe më të bashkuar. Ky funksionim i këtillë i FFM-së futbollin e ka çuar në buzë të humnerës, ndërsa përfaqësuesja e Maqedonisë ka arritur në nivel që të jetë pak më e mirë vetëm nga kombëtare amatore si Andora. FFM me këtë ritëm zhduk futbollin maqedonas, ndërsa për ironi të fatit Shkëndija është gjithnjë e më e fortë dhe më cilësore. S’do mend se shqiptarët në përgjithsi dhe tetovarët në veçanti do të nxjerin mësim nga ky vendim, do të jenë edhe më të bashkuar dhe më të bindur për të dhënë më të mirën drejt suksesve të rradhës në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni, pasi Tetova dhe Shkëndija kanë kapacitet dhe cilësi për të kaluar këta labirinthe që u përgatiten nga ky shtet ‘i mallkuar’.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *