Home / Lajme / Maqedoni / 21 ushtarë të KFOR-it janë lënduar gjatë heqjes së barrikadës

21 ushtarë të KFOR-it janë lënduar gjatë heqjes së barrikadës

24 nëntor-Aksioni i mbrëmshëm sipas tij ka qenë plotësisht me mandatin e KFOR-it për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes.
Nga ana tjetër, nuk dihet saktë për numrin e serbëve të lënduar, por raportohet se disa serbë kanë kërkuar intervenim mjekësor për shkak të gazit lotsjellës.

Gjatë aksionit të mbrëmshëm të KFOR-it në veri të vendit për heqjen e barrikadës tek vendi i quajtur Kërshi i Dudit, raportohet se janë lënduar 21 ushtarë të KFOR-it, ndër të cilët dy rëndë.
Lajmin për lëndimin e ushtarëve të KFOR-it e ka konfirmuar zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, raportojnë mediet serbe. Novicki ka thënë se dy nga 21 ushtarët janë të lënduar rëndë.
Aksioni i mbrëmshëm sipas tij ka qenë plotësisht me mandatin e KFOR-it për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes.
Nga ana tjetër, nuk dihet saktë për numrin e serbëve të lënduar, por raportohet se disa serbë kanë kërkuar intervenim mjekësor për shkak të gazit lotsjellës. Siç transmeton media kroate, “24 sata”, duke iu referuar agjencisë serbe “Press”, ministry i punëve të brëndshme dhe zëvëndëskryeministër i Serbisë, Ivica Daçiq, të mërkurën është prononcuar se askush në Serbi nuk guxon të thot se Kosova është e humbur dhe se nuk do të luftojë për Kosovën.
“Vija e kuqe e Beogradit është sulmi i armatosur i Hashim Thaçit ndaj serbeve në Kosovë e Metohi” –ka deklaruar Daçiq, për Agjencinë serbe “Press”.
“Thaçi duhet ta dije se me sulmin ndaj serbëve në Kosovë, ai sulmon Beogradin. Serbia këtë nuk mundet ta shikoje ashtu qetë”-ka shtuar Daçiq.
Ai ka theksuar se nëse Turqia mundet të thotë se sulmet në Sarajevë janë sulme ndaj Stambollit, atëhere pse “sulmet në Mitrovicën e Kosovës, të mos konsiderohen sulme ndaj Beogradit”.
Ministri serb i punëve të brëndshme ka vlerësuar se mundësia e shmangjes nga lufta, kanë qënë mesazhe të gabuara për Thaçin, sepse është e nevojshme baraspesha, ekujlibri i frikës për shkak të sigurisë në rajon.Ai ka shtuar se për shkak të këtij ekujlibri-baraspeshe të frikës, kurrë nuk ka filluar lufta ndërmjet SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik.
“Gjatë historisë disa herë e kemi humbur dhe e kemi rikthyer Kosovën” ka përfunduar Ivica Daçiq, ministër I punëve të brendshme dhe zëvëndëskryeministër i Serbisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *