Home / Lajme / Maqedoni / 7 vjet burg për Lube Boshkovskin

7 vjet burg për Lube Boshkovskin

29 nëntor-Publikimi i aktgjykimit në sallën e gjykatës shkaktoi reagime të anëtarëve të familjes Boshkovski. Bashkëshortja e tij Violeta Boshkoska tha se e ka ditur që ai do të marrë “dënim të madh”. Shtoi se nuk pret që as Gjykata e Apelit as Gjykata Supreme ta ndërrojnë aktgjykimin, por drejtësinë do ta kërkojnë para gjykatës ndërkombëtare

Këshilli penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, sot i shqiptoi burgim shtatëvjeçar, liderit të Të Bashkuar për Maqedoninë dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski për shkak të financimit joligjor të fushatës parazgjedhore dhe shpërdorimit të detyrës zyrtare.

Publikimi i aktgjykimit në sallën e gjykatës shkaktoi reagime të anëtarëve të familjes Boshkovski. Bashkëshortja e tij Violeta Boshkoska tha se e ka ditur që ai do të marrë “dënim të madh”. Shtoi se nuk pret që as Gjykata e Apelit as Gjykata Supreme ta ndërrojnë aktgjykimin, por drejtësinë do ta kërkojnë para gjykatës ndërkombëtare .

Lideri i Të Bashkuar për Maqedoninë është arrestuar një ditë pas zgjedhjeve më 6 qershor para restorantit Vodenica. Sipas aktakuzës, ai në tre raste nga një person, i cili në seancën gjyqësore u paraqit si dëshmitar mbrojtës, ka marrë 130 mijë euro për financimin joligjor të fushatës

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *