Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: ‘Mund të ketë pakënaqësi në Maqedoni’

Ahmeti: ‘Mund të ketë pakënaqësi në Maqedoni’

2 nentor-“Unë nuk jam prej atyre që ne ti bombardojmë opinionin shqiptar këtu në Maqedoni si Nikolla Gruevski apo Branko Cërvenkovski janë të pamposhtur, ato janë shumë të fortë, shumë të fuqishëm, sepse nuk është ashtu, sepse po të ishte ashtu unë do isha i pari që do thosha: ’dëgjoni këtu more burra jemi në hall të madh prej Nikolla Gruevskit, jemi në hall të madh prej Branko Cërvenkovskit, ai po na vret , ai po na bën…” tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Zgjidhja e çështjes së emrit duhet të ketë një afat. Çdo vonesë e mos integrimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian mund të shkaktojë pasoja brenda në shtet por edhe në rajon. Kështu ka thënë lideri i BDI-së Ali Ahmetit në një intervistë për televizionin shqiptar Ora News. Ahmeti tha se çdo vonesë e mos zgjidhjes së çështjes së emrit dhe anëtarësim në NATO dhe BE ka koston e vet. “Duke u vonuar për anëtarësim në NATO duke u vonuar në drejtim të hapjes së negociatave drejt anëtarësimit të Maqedonisë në BE, mund të ndodh që në Maqedoni të ketë pakënaqësi të mëdha dhe këto pakënaqësi të shndërrohet në radhë të parë nga shqiptarët dhe këto pakënaqësi të marrin edhe dimension ndëretnik sepse shqiptarët në tërësi janë të interesuar të jenë pjesë e NATO-s, Evropës së bashkuar. Unë mendoj që vonesa ka pasoja dhe këto pasoja mund të jenë nga grupe të ndryshme brenda rajonit, po edhe një pakënaqësi jashtëzakonisht e madhe mund të krijohet edhe tek shqiptarët e Maqedonisë në këtë drejtim”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Po paralajmëroni pakënaqësi apo një konflikt që mund të ndizet?

“Pakënaqësi….. dhe nga pakënaqësitë nuk dihet se çka rrjedh tani”, përgjigjet Ahmeti.

Ahmeti tha se edhe brenda shteteve të rajonit ka grupe dhe individë që nuk e duan progresin brenda rajonit por në veçanti brenda Republikës së Maqedonisë. Ahmeti tha se shqiptarët në Maqedoni kanë qenë konstruktiv për sa i përket çështjes së emrit të shtetit.

“Ne e kemi bërë të qartë se me çka nuk do pajtoheshim, që Republika e Maqedonisë të quhej Republika sllave e Maqedonisë, të quhet Republika Kombëtare e Maqedonisë, por me zgjidhje tjera që ato do pajtoheshin si Republika Veriore e Maqedonisë, Republika e Epërme e Maqedonisë, Republika e Maqedonisë – Shkupi ku e di unë se si, ne do të ishim dakord” , tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti tha se kryeministri Nikolla Gruevski nuk është kundër shqiptarëve dhe islamit por ai më tepër po interesohet për për historinë e popullit të vet.

“Unë nuk jam prej atyre që ne ti bombardojmë opinionin shqiptar këtu në Maqedoni si Nikolla Gruevski apo Branko Cërvenkovski janë të pamposhtur, ato janë shumë të fortë, shumë të fuqishëm, sepse nuk është ashtu, sepse po të ishte ashtu unë do isha i pari që do thosha: ’dëgjoni këtu more burra jemi në hall të madh prej Nikolla Gruevskit, jemi në hall të madh prej Branko Cërvenkovskit, ai po na vret , ai po na bën…” tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti u pyet edhe rreth grupeve të ndryshme islamiste në rajon dhe Maqedoni. Shqiptarët duhet praktikuar islamin tradicional qe e kemi trashëguar nga të parët tanë u shpreh kreu i BDI-së Ahmeti.

“Unë nuk jam për ndryshime, unë nuk jam për shpërfytyrime, të islamit, as në veshje po as edhe në pamje, Unë nuk kam nevojë që të vishem si një arab, unë nuk kam nevojë të vishem si një iranian, unë nuk kam nevojë të vishem si një egjiptian. Unë kam veshjen time tradicionale, nëse dua të shkoj në një dasmë vishem me veshjen kombëtare shqiptare, nëse dua të shkoj në një gazmend vishem me kollare, nëse dua të falem, falem sipas riteve që mi kanë të parët e mi. Zoti nuk ka nevojë për leshrat e mi që unë të lë mjekër deri këtu, as nuk ka nevojë për fustanella. Në Xhenet, në parajsë nuk shkohet as me mjekër as me fustanella, në parajsë, në Xhenet shkohet me zemër të bardhë me lutje dhe punë të mira që i bën për të tjerët, unë jam i përcaktuar për këtë mënyrë po gjithsecili ka mënyrën e vet të veprimit dhe mendimit” , tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti tha se prioritetet kryesore të shqiptarëve të Maqedonisë janë implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, anëtarësimi në NATO fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE si dhe zhvillimi ekonomik. Ahmeti tha se shqiptarët në ekzekutiv përfaqësohen me 35 për qind ndërsa tha se shqiptarët marrin 25 deri 26 për qind hise në buxhetin shtetëror.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *