Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti nderon Heroin e Kombit Fahri Fazliu

Ahmeti nderon Heroin e Kombit Fahri Fazliu

3 nentor-Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu ishin tëpregaditur për përballje me armikun dhe krismat e tyre të 2 nëntorit 1989 u mbajtën mend dhe hapën rrugë për ngjarjet që do të pasonin.
Edhepse në ilegalitet të thellë, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, më 2 nëntor 1989 vizituan familjën e Fahirut në Prishtinë ku UDB ju kishte zënë pritë dy ilegalëve vetëm pak çaste pasi kishin hyrë në shtëpi. Që të dy kërcyen nga dritaret e shtëpisë ku ndodheshin, duke porositur të afërmit se po vdisnin për Kosovën.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti mori pjesë në zbulimin e bustit të Heroit të Kombit Fahri Fazliu që u ngrit dje në sheshin e komunës Kastriot (ish Obiliq) në Kosovë në prezencën e shumë bashkëveprimtarëve të Kryetarit Ahmeti dhe Heronjëve të Kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, përfshirë edhe Adem Demaçin, deputetët Shaip Muja, Nait Hasani, Ahmet Isufi, Daut Haradinaj, Lulëzim Jasharii – i biri i Komandantit Legjendar të UÇK Adem Jashari dhe personalitete të tjera të larta të skenës politike dhe shoqërore të Kosovës.

Fahri Fazliu, bashkë me Heroin e Kombit Afrim Zhitia ranë heroikisht më 2 nëntor 1989 pas një beteje disaorëshe dhe të përgjakshme me forcat sërbe në Breg të Diellit të Prishtinës. Të dy veprimtarët e pandashëm ishin pjesë e Lëvizjës Popullore të Kosovës që njihet edhe si themeluese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu kanë qenë bashkëpunëtor shumë të afërt të Kryetarit Ali Ahmeti në rradhet e Lëvizjës Popullore të Kosovës duke i paraprirë themelimit të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës dhe duke i prirë të tjerëve që mendonin si Afrimi, Fahriu.

Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu ishin tëpregaditur për përballje me armikun dhe krismat e tyre të 2 nëntorit 1989 u mbajtën mend dhe hapën rrugë për ngjarjet që do të pasonin.
Edhepse në ilegalitet të thellë, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, më 2 nëntor 1989 vizituan familjën e Fahirut në Prishtinë ku UDB ju kishte zënë pritë dy ilegalëve vetëm pak çaste pasi kishin hyrë në shtëpi. Që të dy kërcyen nga dritaret e shtëpisë ku ndodheshin, duke porositur të afërmit se po vdisnin për Kosovën.

Në fillim ishte plagosur Afrimi, me shtatë plumba, derisa Fahriu ishte qëlluar në këmbë. I plagosur dhe duke tërhequr Afrimin, me vetëm një revole në dorë, Fahriu kishte çarë rrethimin për t’u pozicionuar në bodrumin e një banese në Breg të Diellit në Prishtinë. Beteja urbane zgjati dhjetë orë derisa Afrimi ndodhej në agoninë e vdekjes nga gjithë ato plagë, ndërsa Fahriu u qëllua nga një snajperist policor.

Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu ranë për atdheun për mos të vdekur kurrë dhe hapën rrugën për çlirimin përfundimtar të Kosovës

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *