Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti – OSBE: BDI shembull për organizimin e zgjedhjeve

Ahmeti – OSBE: BDI shembull për organizimin e zgjedhjeve

16 nentor-Në përgjithësi, raporti është pozitiv dhe thekson përparimin e madh në mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor. “ODIHR çmoi lartë kontributin e Ahmetit në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjitha forcat progresive për të evituar parregullësi zgjedhore. Xhulian Pill Jets përkujtoi Kryetarin Ahmeti për fjalën e tij të dhënë për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe e faleminderoi për mbajtjen e fjalës”, thuhet në informatën e BDI.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka pritur delegacionin e misionit të ODIHR, të kryesuar nga Xhulian Pill-Jets.

Përfaqësuesit e ODIHR prezentuan raportin e misionit monitorues për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të mbajtura me 5 qershor 2011.

Në përgjithësi, raporti është pozitiv dhe thekson përparimin e madh në mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor. “ODIHR çmoi lartë kontributin e Ahmetit në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjitha forcat progresive për të evituar parregullësi zgjedhore. Xhulian Pill Jets përkujtoi Kryetarin Ahmeti për fjalën e tij të dhënë për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe e faleminderoi për mbajtjen e fjalës”, thuhet në informatën e BDI.

Ahmeti faleminderoi përfaqësuesit e ODIHR për përkrahjen duke thënë që pasqyra e kapaciteteve demokratike të një shteti është mbarëvajtja e procesit zgjedhor. Sipas tij, BDI gjithmonë është angazhuar për zgjedhje të lira dhe demokratike me standarde evropiane.

“Proçesi i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2008 me ato të vitit 2011 dallojnë si dita me natën. Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmeti nuk e duan atë që nuk e meritojnë dhe nuk duan të qeverisin pa vullnetin e popullit”, thekson BDI

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *